E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa me mendjen te Kupa, Dinamo te Intertoto

ASA (Albanian Sport Agency)- Dy skuadrat i ndan vetëm një pikë me kahun pozitiv nga Dinamo (34-35), por favoriti, të paktën në letër, konsiderohet Besa shtëpiake. Humbja e kavajasve me Elbasanin në javën e 24-t frenoi vrullin prej katër fitoresh rresht të skuadrës së Vasil Bicit. Dinamo, në dy përballjet direkt u ka marrë katër pikë kavajasve (1 fitore, një barazim), ndërkohë që edhe në 14 përballjet e fundit nga sezoni 2000-2001, bilanci flet për blutë: 9 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje (golat: 23:13). Presidenti i Besës, Bizhdili, luan kartat e fundit për një vend në Europë dhe nuk ka munguar të joshë lojtarët e tij me premio të bollshme në rast fitoreje me skudrën e Redi Jupit, të cilën e eliminoi në Kupën e Shqipërisë, ku dhe provokoi largimin e kapitenit dinamovit Ilion Lika.
BESA-DINAMO
Gjyqtarë: Peza, Elezi, Mustafaraj
Stadiumi "Besa", Kavajë
Dy fazat e para:
Dinamo-Besa 3-1
Besa-Dinamo 0-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›