Canaj bën të mirin, Fushaj do reformë

Agim Canaj, trajneri i ri i Vllaznisë, pohoi se ka synim të ruajë boshtin e lojtarëve përpara se skuadra shkodrane të luajë në turin e parë eliminator të Kupës UEFA. Gjithsesi, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, pohoi se synon të reformojë ekipin me elementë të rinj. Vetëm disa prej lojtarëve që mbyllën sezonin pritet të nënshkruajnë me fituesen e Kupës së Shqipërisë. Kosovari Alban Jusufi është firoja e parë e Vllaznisë. Të sigurt vendin te Vllaznia e kanë Sinani, Kaci e Teli. Mbrojtësi kongolez Sasha Delain ka kërkuar rritje page, ndërsa si opsion rikthimi është edhe Amarildo Belisha, i cili sezonin e kaluar luajti me Besën.