E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shah/Dritan Mehmeti, kampioni i “Blicit”

Është zhvilluar në sallën qendrore të Federatës Shqiptare të Shahut, kampionati kombëtar i "Blicit". Titulli kampion u diskutua me një "match" mes Dritan Mehmetit dhe Ilir Karkanaqes, të cilët grumbulluan nga 9.5 pikë secili në takimet finaliste. Në fund kampion i "Blicit" për 2008-ën u shpall Dritan Mehmeti, i cili fitoi 2-0 ndaj Karkanaqes. 8.5 pikë e marra në kampionat e renditën Harrallamb Boshkun të tretin. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Shahut, Sabri Bejleri, aktiviteti u zhvillua konform rregullores të FIDE-s. Bejleri theksoi se meritë në mbarëvajtjen normale të kampionatit kombëtar të "Blicit" kanë pasur kryegjyqtarët Ermal Culi e Jemin Dhëmbi dhe gjyqtari Mirel Shehi. Aktiviteti i radhës i federatës vijon sot me simultanen e Mjeshtrit të Madh të shahut, Ilir Seitaj, me më të mirët e shkollave të mesme, femra e meshkuj, ndërsa një javë më pas do të zhvillohet me më të mirët e shkollave 9-vjecare. Gjithashtu sekretari Bejleri shtoi se ditën e enjte dhe të premte janë programuar takime mes përfaqësuesve të Olimpiadës së '70 me ata të 2000-ës.
O.S

Finalistët
Ilir Karkanaqe 9.5 pikë
Gëzim Noka 7 pikë
Dritan Mehmeti 9.5 pikë
Sotiraq Pasku 6 pikë
Franc Ashiku 4 pikë
Harrallamb Boshku 8.5 pikë
Saimir Shabanaj 2 pikë
Eglantina Shabanaj 3.5 pikë
Altin Hoxha 6 pikë
Ndricim Hoxha 0 pikë
Roela Pasku 2 pikë
Ilir Seitaj 8 pikë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›