Trajneri te Tirana, shfaqet Menikini

Katër donatorët e Tiranës, Nuri, Halili, Ngjela, Papuli, do të mblidhen sot për të përcaktuar se kush do të jetë presidenti që do të drejtojë bardheblutë në vitin e parë të kontratës së tyre katërvjecare me klubin rekordmen. Po, sot do të mësohet edhe emri i trajnerit të ri, teksa në mënyrë befasuese është shfaqur edhe italiani Leonardo Menikini, i cili drejtoi Tiranën për pak javë dy sezone më parë.