Apolonia, punë e vështirë me SkënderbeunRaporti i kualifikimeve direkt është në favor korcareve: 3 Skënderbeu dhe 1 Apolonia.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Apolonisë i duhet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Skënderbeut, për të synuar për herë të 17-të një vend në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
NDESHJA E PARË
Skënderbeu fitoi 1-0 me Apoloninë e Fierit në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Golin e vetëm të takimit për skuadrën korçare e realizoi Jorgo Çipi (75’).
KUALIFIKIMET
Raporti i kualifikimeve direkt është në favor të Skënderbeut të Korçës: 3 Skënderbeu dhe 1 Apolonia.
ÇEREKFINALET
Apolonia ka marrë pjesë 16 herë në çerekfinale, ndërkohë që Skënderbeu 22 herë, pavarësisht se skuadra korçare ka 54 pjesëmarrje dhe ajo fierake, 44.
RRUGA
Apolonia eliminoi Bilishti Sport: humbi 3-1 në Bilisht dhe fitoi 7-0 në Fier. Skënderbeu eliminoi Skraparin e Kategorisë së Parë në dy përballje në të cilat u shënuan një numër rekord golash: 22. Skënderbeu humbi në Skrapar 5-3 dhe fitoi në Korçë 9-5.
TROFETË
Apolonia e ka fituar vetëm 1 herë Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që Skënderbeu ka dështuar në 3 finalet që ka marrë pjesë.
NDESHJA E PARË
Skënderbeu-Apolonia 1-0
Shënues: Çipi 75’
Numri i klikimeve - 976
E Marte, 08 Dhjetor 2009