E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari, kupa me shume se nderGramozi i trajnerit vlonjat Agim Canaj arriti të dalë fitues me Flamurtarin ne ndeshjen e pare

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Flamurtari, fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë, por vendi i fundit në sezonin aktual të Kategorisë Superiore, do të presë në shtëpi Gramozin e parafundit, por ndaj të cilit humbi në Ersekë në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

NDESHJA E PARË
Gramozi i trajnerit vlonjat Agim Canaj arriti të dalë fitues me Flamurtarin (1-0), fitues në fuqi i Kupës së Shqipërisë, falë një goli të mrekullueshëm të realizuar nga kosovari Shpëtim Babaj në minutën e 29-të.

KUALIFIKIMET
Dy ekipet nuk kanë pasur fatin të përballen ndonjëherë më parë në Kupën e Shqipërisë, për këtë arsye ky do të jetë kualifikimi i parë historik për çdo ekip.

RRUGA
Gramozi eliminoi në turin e parë Luftëtarin e Gjirokastrës me dy fitore (1-3, 4-1). Flamurtari eliminoi Gramshin e Kategorisë së Parë: fitoi 3-0 në Gramsh, barazoi 0-0 në Vlorë. Flamurtari është fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë.

TROFETË
Flamurtari, 55 pjesëmarrje në Kupën e Shqipërisë, e ka fituar 3 herë Kupën e Shqipërisë, duke qenë i pranishëm në 11 finale (8 të humbura). Gramozi, 16 pjesëmarrje,  nuk ka shkuar kurrë në çerekfinale.

Gramozi-Flamurtari 1-0
Shënues: Babaj 29’

Numri i klikimeve - 975
  E Marte, 08 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›