E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apostoli: “E majta duhet të bashkohet para zgjedhjeve”



Gaqo Apostoli, në deklaratën e parë për shtyp si kryetari i partisë të sapoformuar, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet (ADS), ka kërkuar bashkimin e të gjitha partive të majta përpara zgjedhjeve, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë që garanton fitoren e saj në zgjedhjet e 28 qershorit. “Vetëm bashkimi dhe rreshtimi i të gjitha partive të majta në një koalicion të vetëm politiko-elektoral do të garantojë fitoren e partive të së majtës në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe ndërtimin e një koalicioni qeverisës të aftë në përballimin e sfidave”, - tha Apostoli.

30 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›