E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99-a fillon përgatitjet për fushatën elektorale



G99-a ka nisur përgatitjet e strukturave të saj në prag të fushatës elektorale. G99-a ka vijuar nismën e saj për t’u konsultuar në mënyrë të rregullt me anëtarsinë dhe simpatizantët në të gjithë vendin, duke organizuar takime në çdo rreth të vendit në të njëjtën ditë. Duke shpjeguar këtë aktivitet për mediatm Arbjan Mazniku tha: “Nisma që simbolikisht e kemi quajtur ‘99 takime’ por që përfshin mbi 300 takime në një ditë, është pjesë e një pune të vazhdueshme që G99-a bën për të qenë në kontakt dhe për t’u konsultuar me gjithë anëtarsinë mbi strategjinë e saj dhe mënyrat sesi duhet të hyjmë në zgjedhjet e qershorit të këtij viti”.

Vullnetarët e PS-së, trajnim në qytetin e Librazhdit

Fondacioni “Friedrich Ebert” ka nisur prej dy ditësh trajnimin e vullnetarëve të rinj të Partisë Socialiste lidhur me organizimin e fushatës elektorale. Ekspertë të këtij fondacioni dhe deputeti socialist i zonës, Taulant Balla, i kanë njohur vullnetarët me eksperiencat më të mira të organizimit të fushatave elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Gjermani dhe në Britani. Sipas deputetit Balla, qëllimi i këtyre trajnimeve është roli që duhet të luajnë vullnetarët e PS-së në komunikimin me elektoratin. “Qëllimi i këtyre trajnimeve është pikërisht strukturimi i një komunikimi të drejtpërdrejtë me zgjedhësit”, - tha Balla.

30 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›