Meta prezanton kandidatët e LSI-së në Peqin dhe Belsh
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka nisur fushatën e prezantimit të kandidatëve të LSI-së në qarkun e Elbasanit. Pasi prezantoi në qytetin e Cërrikut kandidatin Astrit Xhelili, kreu i LSI-së ka prezantuar dje kandidatët në Peqin dhe Belsh, të cilët do të jenë respektivisht Rexhep Bica dhe Zenun Bullari. Gjatë takimeve të zhvilluara Meta tha se ka ardhur koha për nxjerrjen në pension të kryeministrit Berisha. Meta tha se është koha për veprim, për t’i nxjerrë shqiptarët nga varfëria dhe papunësia. Ai deklaroi se prioritet kryesor i LSI-së është edhe zhvillimi i bujqësisë.
30 Mars 2009