E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apostoli padit Veliajn për shpifje

Gaqo Apostoli ka depozituar një padi për shpifje ndaj drejtuesit të lëvizjes G99, Erion Veliaj. Ai i kërkon palës së paditur për ta shpërblyer për dëmin moral që i shkaktoi, duke përhapur përmes një emisioni televiziv, fjalë të pavërteta për personin e tij, që shkaktojnë dëmtimin e nderit dhe autoritetit. Apostoli thotë se Veliaj, në një debat me deputetin Dritan Prifti, tha se "Gaqo Apostolin e keni hequr për korrupsion për vagonët e trenave". "Unë nuk jam shkarkuar ndonjëherë si ministër, as për korrupsion as për ndonjë arsye tjetër", thotë Apostoli. Sipas tij, "pas dorëheqjes së Kryeministrit Nano dhe formimit të kabinetit të ri qeveritar nga Kryeministri Pandeli Majko më 2 tetor të vitit 1998, unë nuk u përfshiva në kabinetin e ri dhe kam vazhduar detyrën e deputetit pa ndërprerje deri në zgjedhjet e 3 korrikut 2005". Duke vazhduar më tej në kërkesëpadinë e tij, Apostoli thekson se "për veprimin e lartpërmendur të të paditurit Erion Veliaj, duke përhapur fjalë të pavërteta për personin tim, që më shkaktojnë dëmtimin e nderit dhe autoritetit tim, kërkoj detyrimin për të më shpërblyer me shumën pesë milionë lekë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›