Toska: Fëmijët që trafikohen janë të dhunuar fizikisht e psikikisht
31/05/2005 Në konferencën e dytë për fëmijët, ministri i Rendit premton masa për daljen e të miturve nga ngujimi
TIRANË- Trafiku i fëmijëve ende vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për vendin tonë, ndonëse numri i të miturve që merren me dhunë e dërgohen jashtë shtetit për qëllime të ndyshme, është ulur disi. Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, në konferencën e dytë kombëtare “Të drejtat e njeriut fillojnë tek të drejtat e fëmijëve”, u shpreh se, "Një rini e molepsur, e keqpërdorur, e keqtrajtuar, e shfrytëzuar, është një e ardhme e errët për vetë vendin tonë". Kjo konferencë ka në qendër të drejtat e fëmijëve, metodat e ndalimit të trafikimit të tyre, mënyrat e identifikimit të trafikantëve, parandalimin e shfrytëzimit të tyre dhe përpilimin e të dhënave për vendndodhjen e tyre, llojin e punës që bëjnë, oraret e zgjatura, etj. Në disa nga raportet e shoqatave që mbrojnë të drejtat e tyre, janë publikuar gjithnjë shifra të të miturve shqiptarë që shfrytëzohen jashtë shtetit si në Greqi, Itali etj., ndonëse këto numra nuk janë konfirmuar ende nga zyrtarët.
Toska
Shqetësimi i ministrit të Rendit dukej hapur gjatë fjalës së tij në këtë konferencë. Madje në disa fraza ai u kërkon falje fëmijëve që kanë humbur shumë. "U desh shumë mund, u desh shumë investim që imazhet e fëmijëve që luanin me armë të vërteta, të zëvendësoheshin me armë lodra", tha Toska, duke ngritur shqetësimin se shqiptarët ende e konsiderojnë mbajtjen e armës në shtëpi si mjet mbrojtës. Në fjalën e tij u prek edhe fenomeni i vetëvrasjeve të fëmijëve, ku ministri theksoi se "Jemi tronditur të gjithë nga një sërë vetëvrasjesh të kohëve të fundit, pikërisht në këtë komunitet. Megjithëse të papërgatitur, ashtu si pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare, Ministria e Rendit Publik menjëherë ka marrë masat e saj, në mënyrë që ky fenomen i pazakontë të mos shtojë plagët e shoqërisë sonë". Ndërsa trafikimi i të miturve shqiptarë u trajtua me dhimbje nga Toska. Ai tha se, "megjithëse fenomeni është në rënie, përsëri ekziston. Tashmë është identifikuar se kush është kontigjenti i fëmijëve që bëhen pre e organizatave kriminale. Ata vijnë kryesisht nga familje me probleme ekonomike dhe sociale, të dhunuar fizikisht apo psikikisht si dhe raste të tjera të kësaj natyre. Për parandalimin e këtij fenomeni, Ministria e Rendit Publik ka punuar ngushtësisht dhe suksesshëm me Prokurorinë për goditjen e rrjeteve dhe personave të implikuar në trafikun e fëmijëve". Si një plagë të shoqërisë, ministri nuk la pa përmendur edhe fëmijët e ngujuar, në ato që ai i quan kulla mitologjike. "Për hir të një kanuni të shekujve më parë, ndryhen mes katër mureve fëmijë që ende nuk e dinë se ç’është vendi i tyre, fshat apo qytet, por që mësojnë me themel fenomenin e gjakmarrjes", përmendi mes të tjerash Toska, duke premtuar se "synojmë ta shkulim këtë çiban me rrënjë shekullore".