E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arratiset 19-vjeçari në kopshtin e burgut

31/05/2005  Ervin Shahaj u largua duke u kacavjerrë në muret e burgut, pasi kishte dalë për ajrim

ITALI- I arrestuari në burgjet e Italisë, vetëm 19 vjeç, mundi të kalonte përmes kopshtit, duke lënë pa frymë rojet që e ndoqën me vrap, pasi ai ishte larguar tepër. Sipas burimeve të policisë italiane, një arratisje spektakolare u regjistrua para dy ditësh në një burg të Italisë. Duke iu referuar këtyre burimeve policore, shqiptari 19-vjeçar Ervin Shahaj u arratis pasditen e së dielës nga burgu i qytetit La Specia, në momentin që kishte dalë nga qelia për ajrim. Shahaj ka kapërcyer muret e burgut si një akrobat i vërtetë, pa u pikasur nga kush dhe ka mundur kështu të largohet në drejtim të paditur. Policia italiane, e cila është vënë në ndjekje të të arratisurit, ka vënë në dispozicion dhe një helikopter për të mbikëqyrur zonën rreth Specias. 19-vjeçari Shahaj ishte dënuar me 2 vjet burg për shkak të disa vjedhjeve që kishte kryer në shtetin italian. I riu ishte i specializuar në kacavjerrjen nëpër muret e pallateve, aftësi që i shërbyen për t'u zhdukur brenda pak sekondash, ndërsa ishte ora e shëtitjes në kopshtin e burgut. Tashmë kërkimet janë përqëndruar kryesisht në qytetin ku ai u arratis, edhe pse forca të shumta policore janë shpërndarë në qytete kufitare, për ta arrestuar shqiptarin.

3 shqiptarë ikën nga burgu i Padovës

Ata arritën që të arratisen nga burgu i Padovës në pjesën veriore të Italisë. Sipas burimeve policore, të cilat citohen nga media të vendit fqinj, 3 shtetasit shqiptarë kryenin dënimin për vrasje dhe grabitje me armë në burgun e Padovës. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e burgut në këtë qytet. Sipas tyre, tre shqiptarët kanë shfrytëzuar orët e natës dhe kontrollin e pakët në burg për t’u larguar nga dritaret e qelive. Sipas policisë, ata janë kacavjerrur te telat përcjellës të energjisë për të kaluar murin rrethues të burgut. Menjëherë pas dhënies së alarmit për arratisjen e bujshme, punonjësit e policisë dhe të karabinierisë kanë filluar gjurmimet për të bërë të mundur dhe një herë riprangosjen e tre të dënuarve shqiptarë. Megjithëse ende nuk janë bërë të ditur emrat e të arratisurve, burimet policore kanë saktësuar se policia lokale po kërkon rreth zonave të qytetit, ku mendohet se mund të jenë fshehur shqiptarët.

Florim Ejupi arratiset mes ushtarëve

Kosovari njihet si shqiptari që kreu arratisjen më të bujshme të të gjitha kohërave. Me një fushë që mbante 5 mijë ushtarë në burgun "Bon Steel", ai mundi të arratisej. Ai akuzohej për vrasje të shumëfishta me akte terroriste, kryer në vitin 2001, plagosje të rëndë me akte terroriste, sulme serioze kundër jetës dhe trupit, vrasje e mbetur në tentativë, e kryer në vitin 2001, rrëmbim personi, e kryer në vitin 2001, etj. Policia e Tiranës e arrestoi atë bashkë me tre kosovarë të tjerë në kryeqytetin shqiptar.

Tufa "ia mbathi nga burgu i sigurisë së lartë

Dritan Tufa është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Athinë. Në tokën helene, ai njihej me emrin Kristo Joniku. Të gjithë shqiptarët me banim në metropolin fqinj ia dinin bëmat. Ai ishte dënuar nga gjykata greke me 25 vjet burg, për vrasjen e një athinasi. Viktima u ekzekutua nga tiranasi, pasi nuk pranoi t´i jepte shumën e kërkuar në këmbim të pengmarrjes. “Greku ishte i pasur dhe Kristo Joniku e mori peng në këmbim të një shifre marramendëse. I huaji pandehu se 23-vjeçari do ta lironte pa i marrë gjobën dhe ia refuzoi kërkesën. Kësisoj, u gjet i vrarë me një plub në gojë”, shtojnë blutë. Policia homologe arriti të dokumentonte autorësinë e emigrantit “garip” në krim dhe ta prangoste atë pas një kurthi të sofistikuar. Por, pa kryer as periudhën më minimale të dënimit, i riu nga Tirana arriti të “çante ferrën”, duke u nisur në drejtim të tokës amë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›