E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi paradoksal i Maqedonise

Reagime te ashpra ka pasur nga Maqedonia pas vendimit te qeverise maqedonase per aplikimin e regjimit te ri te vizave per shtetasit shqiptare. Kryetari i komunes se Ohrit, njeri prej qyteteve me te frekuentuar nga turistet shqiptare gjate sezonit te veres, Aleksandar Petrevski, do te kerkoje shtyrjen e vendimit per regjimin e ri te vizave me Shqiperine, pasi e konsideron kete nje vendim absurd. Ne nje interviste per BBC-ne, ai shprehet se qyteti qe drejton eshte kryesori ne harten turistike te vendit dhe punonjesit hoteliere, tregtaret dhe banoret jane kunder vendimit te qeverise se Maqedonise per regjimin e vizave me Shqiperine. Petrevski sugjeron qe Ministria e Jashtme ne Shkup te beje te njejtin veprim sic beri Bullgaria me Maqedonine: "Kur Bullgaria do te vendoste viza per Maqedonine, e shtyu kete vendim per me shume se nje vit. Mendoj se kete duhet ta beje edhe qeveria e Maqedonise. Ky vendim duhet te shtyhet maksimalisht, sepse do te kete pasoja negative per gjithe rajonin", -shprehet ai. Kryetari i komunes se Ohrit thote se reagimi i tij vjen edhe ne emer te qyteteve Struge, Diber, Manastir ne Maqedoni, por edhe te qyteteve shqiptare, si Korca dhe Pogradeci. Ai ka vendosur t'i dergoje nje leter zyrtarisht Ministrise se Jashtme te Maqedonise, per te terhequr kete vendim. Po keshtu, subjektet politike, sidomos ato shqiptare ne qeveri, kane reaguar ashper ndaj ketij vendimi. Sipas tyre, behet fjale per nje mase te palogjikshme qe do te pengoje komunikimin mes dy vendeve, por sidomos ate ndershqiptar. Eksperte dhe analiste politike nga Maqedonia nuk mund te gjejne asnje justifikim te Ministrise se Puneve te Jashtme te Maqedonise per vendosjen e vizave hyrese per shtetasit e Shqiperise qe udhetojne ne Maqedoni. Eksperti i eurointegrimeve, Mersel Bilali, thote se ky vendim eshte paradoksal, sidomos kur behet fjale per Shqiperine. Eshte nje akt i shpejtuar dhe jo shume i analizuar, ndaj duhet te ndryshohet sa me shpejt. Bilali thekson shembullin e Bullgarise, e cila nuk aplikoi asnje lloj vize deri ne momentin e anetaresimit ne BE. "Objektivisht ky vendim eshte ne kundershtim me aspiratat eurointegruese te Maqedonise. Ky vendim mund te ndryshohet, meqe ai eshte i karakterit rregullativ dhe nuk paraqet ndonje shkelje te rende ndaj Bashkimit Evropian", thote eksperti. Reagime ka pasur edhe nga zonat kufitare me Shqiperine. Kryetari i komunes se Dibres dhe disa organizata joqeveritare kane vendosur qe protesten e tyre per aplikimin e vizave ta shprehin permes nje letre te hapur derguar kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministrit te Puneve te Jashtme, Antonio Milloshovski. Argetim Fida, kryetar i komunes se Dibres, qe kufizohet me Shqiperine, thote se 220.000 persona kane frekuentuar ne vitin 2007 Maqedonine, prej te cileve 75.000 veta me pagese vizash per turizem, i cili ka zgjatur nga 10 deri ne dy jave. Sipas tij, eshte 45 milione euro shuma qe turistet nga Shqiperia kane harxhuar ne Maqedoni, dhe nje pjese e kesaj shume eshte shpenzuar edhe ne plazhet e Dibres. Aplikimi i vizave do te ndikoje negativisht ne zvogelimin e numrit te turisteve nga Shqiperia, si dhe ne kembimin tregtar me kete vend fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›