E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet duan te qendrojne ne Kosove

Pjesa me e madhe e serbeve te Kosoves duan te qendrojne atje edhe pasi krahina shqiptare te shpalle pavaresine. Keshtu pohon nje sondazh i "MedianaAdria", i publikuar nga agjencia serbe e lajmeve B92, sipas se ciles pjesa me e madhe e serbeve nuk duan te largohen nga Kosova. Sondazhi tregon se 82,4 per qind e serbeve te Kosoves besojne se zgjidhja me e mire e procesit te bisedimeve shqiptaro-serbe do te ishte qe Kosova te mbetej brenda Serbise, me nje autonomi esenciale. Nderkohe, po sipas sondazhi, te kryer me kerkese te Ministrise serbe per Kosoven, 60,8 per qind e serbeve thone se nuk do te largohen nga Kosova nese lideret shqiptare atje shpallin pavaresine. Vetem 30,5 per qind e tyre po behen gati te largohen, ndersa ka mbetur edhe pak kohe nga shpallja e pavaresise se Kosoves. 46 per qind e serbeve te Kosoves kane si problem kryesor zgjidhjen e statusit te krahines shqiptare, ndersa 17.5 prej tyre thone se prioritet per ta jane standardet e jeteses, papunesia dhe mungesa e mundesive ekonomike. Siguria personale dhe e prones radhitet e treta ne listen e prioriteteve te serbeve te Kosoves, dhe lidhje me te mira me Serbine eshte prioriteti i katert per ta. Natyrisht, ashtu sic mund te pritej, per pjesen me te madhe te tyre, pra 80,3 per qind, shpallja e pavaresise se Kosoves eshte dicka krejtesisht e papranueshme dhe vetem 1.4 per qind e tyre perkrahin plotesisht pavaresine e krahines shqiptare. I njejti sondazh tregon se 49,3 per qind e serbeve te Kosoves ende besojne se krahina do te vazhdoje te mbetet pjese e Serbise, 10.5 per qind e tyre e konsiderojne ndarjen zgjidhjen me te drejte, ndersa 16.9 per qind mendojne se kjo eshte zgjidhja qe ka me shume gjasa te ndodhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›