Aprovimi i kërkesës, KE gati 2 mijë pyetje për Shqipërinë
Autori i Lajmit: Redaksia
Delegacioni i Komisionit Evropian në Tiranë deklaroi dje se menjëherë pas vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së që i dhanë dritën jeshile kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, Tiranës zyrtare do ti dorëzohet një pyetësor me 2 mijë pyetje. Pyetësori do të ketë për qëllim verifikimin e aftësive të Shqipërisë për të përmbushur kriteret e Kopenhagës. Komisioni Evropian ka pohuar se menjëherë do të kalojë në fazën e dhënies së opinionit, pas vendimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare. Zyra e KE-së në Tiranë ka theksuar se Shqipëria ka bërë përparim, ndërsa ka vënë në zbatim Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. KE thekson se Shqipëria ka ende punë për të bërë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe rritjen e pavarësisë së gjyqësorit.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009