Vendimi i Brukselit Topalli: “Ndikoi plotësimi i standardeve më 28 qershor”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Standardet e arritura më 28 qershor kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në vendimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për Shqipërinë”,- kështu pohoi dje nga Nju-Jorku ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Ky miratim nga Këshilli i Ministrave të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat do të thotë që Shqipëria është përgëzuar, është vlerësuar, në mënyrë të veçantë për zgjedhjet e 28 Qershorit, si zgjedhje të cilat plotësuan kërkesat thelbësore të OSBE-së. Ky është lajmi më i mirë që unë kam marrë, është një ngjarje historike, një ditë e madhe si për socialistët, ashtu dhe për demokratët”, - tha Topalli. Duke evidentuar rolin që ka Parlamenti për të çuar më tej këtë proces, zonja Topalli ftoi opozitën të thyejë bojkotin parlamentar. Edhe deputeti i PD-së, Astrit Patozi, pohoi dje se ky vendim është konfirmimi i plotë i vlerësimit për reformat e gjithanshme të mazhorancës, që drejton vendin dhe qeverisë së saj, si dhe një garanci për çdo qytetar shqiptar se Shqipëria po ecën me shpejtësi në drejtimin e duhur, por mbi të gjitha, ai është një vlerësim dhe një ricertifikim i qartë i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të 28 Qershorit. Ai ftoi opozitën të bashkëpunojë në këtë proces.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009