E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, sot referendum për minaret dhe eksportin e armëve

Ndërsa referendumi i dytë kërkon të ndalojë eksportimin e armëve, por është çështja e minareve që ka tërhequr opinionin publik, në Zvicër dhe jashtë vendit. Sipas iniciatorëve të këtij referendumi, "minaret janë një simbol i pushtetit islamik, më tepër se sa i besimit". Kundër këtij arsyetimi, duke e gjykuar si diskriminues dhe të rrezikshëm, është vendosur qeveria dhe shumica e partive parlamentare.

Në sondazhin e fundit, 53 për qind e të intervistuarve u shprehën kundër kësaj iniciative. Myslimanët, që përbëjnë 5 për qind të popullsisë zvicerane, kanë në dispozicion rreth 200 vende kulti në Zvicër, por vetëm katër minare, të cilat nuk përdoren për faljet e namazit.

Iniciativa për ndalimin e eksportimit të armëve, që mbështetet nga një koalicion i udhëhequr nga "Grupi për një Zvicër pa ushtri", kërkon që vendi të mbështesë dhe promovojë përpjekjet ndërkombëtare në fushën e çarmatimit dhe kontrollit të armëve, gjithashtu ndalimin e eksportimit të tyre. Sipas sondazheve shumica e të intervistuarve janë pro. Kutitë e votimit mbyllen në orën 12 dhe rezultatet e para priten pasdite.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›