E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi A, regjistrohen tre viktimat e para në Algjeri

Bëhet fjalë për tre rastet e para të vdekjeve në vend për shkak të gripit A/H1N1, ku deri më sot janë regjistruar 274 persona të prekur, 50 prej të cilëve vetëm gjatë kësaj jave.

Një grua rreth të 50-tave ndërroi jetë në Biskra, për shkak të disa problemeve shëndetësore që kishte para se të prekej nga gripi, ndërsa një grua 27-vjeçare dhe fëmija i saj i sapolindur ndërruan jetë në Orano, në perëndim të vendit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›