E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabi Saudite, pasiguri për mbretin

29/05/2005  Mbreti Fahd, i Arabisë Saudite, është shtruar në spital, pas njoftimeve për gjendjen jo të mirë shëndetësore. Zyrtarë, që nuk u identifikuan, thanë se në vend ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme, por ky njoftim u hodh poshtë nga Ministria e Brendshme. Në vitin 1995, kur Mbreti Fahd kaloi një infarkt, ishte princi trashëgimtar Abdullah, ai që kreu funksionin si udhëheqës i vendit. Abdullah shihet për momentin se pasuesi i fronit mbretëror. Por ka zëra që thonë se, nëse mbreti vdes, në Arabinë Saudite do të ndodh një përpjekje kundër princave për marrjen e pushtetit. Spitali Mbreti Faisal, në Rijad, ku është shtruar mbreti saudit, ruhet nga forca të shumta policore, ndërkohë në kryeqytet po mbërrijnë një nga një princat e tjerë të familjes mbretërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›