Indonezi, disa të vrarë nga sulmet
29/05/2005 Dy bomba që shpërthyen në një treg në qendër të Indonezisë kanë lënë të vrarë të paktën 19 persona dhe plagosur 20 të tjerë. Sipas policisë, shpërthimi ndodhi në qytetin Tentena, në ishullin Sulauesi, rreth 60 km nga qyteti bregdetar Poso. Që prej vitit 1998, qindra njerëz kanë vdekur si pasojë e përleshjeve mes myslimanëve dhe të krishterëve. Në vitin 2001 u arrit një marrëveshje paqeje, por dhuna vazhdoi. Dy oficerë policie, njoftohet të jenë në mesin e të plagosurve në sulmet me bomba, që ndodhën rreth 15 minuta larg njëra-tjetrës. Në fillim të këtij viti, forcat e sigurisë gjetën në një autobus të braktisur 60 bomba të bëra në mënyrë artizanale. Më shumë se 80 për qind e indonezianëve janë myslimanë, por në disa pjesë të vendit si Sulauesi, të krishterët dhe myslimanët janë komunitete gati të njëjta nga madhësia.