E Diel, 1 Nëntor 2026

Kelmendi,ose oda e zjarrit

29/05/2005  Në kuadrin e gjurmimit dhe vënies në mbrojtje të ndërtimeve fshatare, nga Instituti i Monumenteve të Kulturës janë kryer dy ekspedita në krahinën e Kelmendit, deri sot e pashkelur, për qëllime studimi të banesës së kësaj krahine.

Materiali i mbledhur në fshtatrat Niksh, Vukël, Tamarë, Selcë, Gropa,Lëpushë e Vermosh me paraqitjen e banesve më krakteristike të këtyre fshatrave do të japë mundësi të parashtrojmë tiparet e përgjithshme të tyre, evolucionin, përhapjen, si dhe anët e përbashkëta e dalluese ndërmjet tyre.

Ne zemër të Alpeve shqiptare

Zona e Kelmendit, në qendër të alpeve shqiptare, është krahina etnografike e Malësisë së Madhe, në anën veriperëndimore të saj. Historikisht ajo përfshin trevën ndërmjet brigjeve të dy lumenjëve, lumit të Nikshit dhe lumit të Vuklit.

Vendbanimet e krahinës së Kelmendit për vetë karakterin tepër të thyer të rajonit vendosen në rrafshe malore si Vukli, në luginën rrëzë maleve Nikshi, Lepushka apo lugina e lumenjtë si Tamara e Vermoshi.

Këto kushte të truallit, klima tepër e ashpër malore bënë që në të kaluarën të mbizotëronte ekonomia blegtorale. Dimërimi i bagëtive bëhej në ultësirat pjellore buzë detiti dhe rreth liqenit të Shkodrës, ndërsa shkëmbi i produkteve blegtorale dhe bujqësore të ekonomisë fshatare bëhej në pazaret e zonave të afërta siç ishin ato të Gucisë e të Plavës.

Disa të dhëna burimore në pragun e pushtimit turk në lejojnë që të krijojmë jnë ide mbi popullimin e krahinës së Kelmendit. Sipas defterit të regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, zona e Kelmendit kishte pesë fshatra. Njëra prej qendrave të banura që përmendet në këtë regjistër, Selçishta del se në atë kohë numëronte 40 shtëpi. Sipas një të dhënë të vitit 1638 del se zona e Kelmendit ka pasur afro 250 mijë shtëpi dhe 2900 frymë.

Pushtimi osman me forma të reja të shfrytëzimit ekonomik vuri kelemndasit përballë presionit gjithnjë e më të madh.

Të detyruar për të mbrojtur autonominë e tyre të brendshme, ato u vetizoluan në zonat e thella malore.

Taksat, të cilat i varfëronin shumë, të vendosura mbi truallin, banesën apo bagëtinë preknin edhe kullotat. Kjo i detyronte malësorët t’i dimëronin bagëtitë e tyre, tashmë në luginat rrëzë maleve, apo lumenjve, relativisht më të varfëra në kullotat, duke vazhduar për një kohë të gjatë vendosjen e tyre në dy vendbanime, në mal dhe në fushë. Deri në dhjetëvjeçarin e fundit të shek.XIX, zonat Tamarë, Lepushë e Vermoshë, të pasura me kullota, kanë shërbyer si stane për dimërimin e bagëtive të vendbanimeve Selcë, Niksh e Vukël. Ky fakt, shpjegon edhe zhvillimin e paktë dhe relativisht të ri të këtyre fshatrave të vendosura në luginat rrëzë maleve e lumenjve, në ndryshim nga ato të zonave të thella malore, për të cilat kemi të dhëna burimore si dhe gjurmë të banesave të vjetra. Të dhënat gojore hedhin dritë mbi ndërtimet e staneve, të cilat ishin ngrehina të thjeshta, provizore të ndërtuara me dërrasa e materiale të tjera rrethanore. Shpesh këto vendqëndrime shfrytëzonin terrenet e pjerrëta, duke prerë shpatin malor në formë drejtëkëndëshi dhe duke trajtuar hyrjen me materiale rrethanore.

Kullat e Kelmendit

Banesa përbën njësinë kryesore ndërtimore të kësaj krahine. Përgjithësisht ato janë të vendosura larg njëra-tjetrës, me një orientim pak a shumë të detyruar, duke shfrytëzuar me mjeshtëri truallin. Kjo vendosje e tyre ka krijuar një rrjet të çrregullt rrugor, i cili ndjek vijat e niveleve me zikzake, për t’u lidhur me rrugët kryesore, të krijuara në përgjithësi nga vetë trualli i ngjeshur, pjesërisht shkëmbor. Banesat janë oborre e krijuara nga rrethimi i truallit, pranë banesës me gardhe. Këtu shpesh gjejmë ndërtime ndihmëse të ekonomisë familjare, si për përmbatjen e barit apo të ushqimeve; si koçeku i misrit, ose ndonjë çaranik prej druri. Vetë banesa me truallin rreth saj e ndërtimeve përreth, është një ekonomi ndihmëse e shëndoshë për jetesën e familjes. Kjo zonë, e cila strehonte kryesisht popullësi blegtorale, pasqyronte në vetvete një program relativisht të varfër kërkesash jetësore, duke kushtëzuar një banesë përgjithësisht të thjeshtë, që mbeti deri vonë në stade të ulëta zhvillimi. Duke u nisur nga shtrirja e saj kohore dhe shfaqja e disa koncepteve të reja në kompozimin e banesës, apo në trajtimin e elementeve të ndryshme të saj në filllimet e shek.XX, banesës e krahinës së Klemendit do ta ndajmë në dy njësi: në banesën e ndërtuar prej gjysmës së dytë të shek.XIX dhe në fundin e shek.XIX dhe në banesën e periudhës prej fillimeve të shek.XX deri në mesin e shek.XX. Në njësinë e parë, materialin bazë e japim banesat rrënjore, të cilat do të jepen ashtu siç janë gjetur, si dhe fillimet e lindjes së tipit të ri të banesës të kësaj krahine, evolucioni dhe përhapja e së cilës do të trajtohen në njësinë e dytë. Përpara se të kalojmë në parashtrimin e materialit faktik, po ndalemi tek përcaktimi i mjediseve formuese të banesës dhe pikërisht te shtëpia e zjarrit, mjedisi i fjetjes dhe ahuri. Shtëpia e zjarrit është mjedisi kryesor i banesës, pjesë përbërëse e saj në çdo kohë, me një trajtim mjaft të thjeshtë. Në variantet e thjeshta, kur banesa ishte njëkthinëshe, ajo ka funksione të plota e të mbingarkuara, si qëndrimi, gatimi, fjetjeje dhe mikpritjeje njëherazi.

Oda e zjarrit

Në variantet e zhvilluara, ajo humbet pjesërisht apo plotësisht funksionet e fjetjes duke ruajtur gjithnjë atë të mikpritjes.

Elementi kryesor saj është vendi i zjarrit – vatra. Mjedisi tjetër, ai i fjetjes, përfaqëson një kthinë me funksione qëndrimi e fjetjeje. Karakteristik për këtë është mungesa e vatrës. Ahuri është një mjedis i zakonshëm i banesës në të gjitha variantet e saj. Ai është vendi ku mbahen bagëtitë dhe kafshët e trasha. Me nxjerrjen e tyre jashtë, ahuri bëhet i banuar duke ndërtuar përgjithësisht në të gjithë shtëpinë e zjarrit. Mbi bazën e kriterit tipologjik dhe kronologjik, aq sa na lejojnë të dhënat, po kalojmë në analizën e banesave të kësaj krahine.

Banesa e gjysmës së dytë të shek.XIX. Një ndihmesë të veçantë për studimin e banesës së kësaj krahine na japin gjurmët e banesave të vjetra të ruajtura deri sot në formë rrënojash. Këto rrënoja, tri në numër i gjetëm në fshatin Niksh. Numri relativisht i vogël i tyre e bën të vështirë studimin dhe përcaktimin e banesës së përhapur në atë periudhë. Gjurmët e rrënojave, veçanërisht të njërës, e cila ruan në lartësi të plotë muraturën, hedhin dritë mbi zhvillimin e banesës me kat, duke lejuar ndekjen e formës planimetrike të saj me përmasa të zgjatura në plan. Banesës i mungon çatia si dhe të gjitha ndarjet e pajisjet e mundshme që mund të ketë pasur. Kati përdhe që në gjendjen e sotme formohet nga një mjedis, ka një hyrje të vetme, që është mbuluar me hark guri, ndërsa shpatullat e saj përkufizohen nga dy masive guri. Dera është njëflegërshe, me dërrasa të afruara, pajisur me një prag të plotë guri. Ky mjedis ndriçohet nga dy dritare përkufizuar me blloqe guri. Trajtimi i brendshëm i muraturës së katit të banuar, volumi i bollshëm i saj, të lënë të mendosh për nja ndarje të lehtë, e cila duket se kishte krijuar dy kthina banimi, respektivisht e krahut të djathtë, shtëpia e zjarrit ka vatrën karakteristike, si dhe dy kamare pranë saj. Të dy mjediste kanë kamare të vendosura asimetrikisht dhe me përmasa të ndyshme. Ato ndriçohen nga dritare të përkufizuara me blloqe guri. Banesa në katin e banuar në pamjen e pasme, ka një hyrje me një trajtim mjaft interesant të muraturës që e qarkon. Vendndodhja e saj të bind për lidhjen me shtëpinë e zjarrit, e cila del se ka patur dalje të drejtpërdrejtë në mjedisin e jashtëm. Banesa duhet të ketë patur shkallë të brendshme druri. Teknika e murit të gurit me llaç e gëlqereje pa breza druri është realizuar me gurë relativisht të mëdhenj, punuar trashë dhe të vendosur në formë të çrregullt. Zgjatje e dy mureve anësore tregon se banesa ka patur çati dy ujëse, pjerrësia jo e madhe e të cilave na ndihmon të mendojmë se si një mbulesë ka patur rrasa guri. Gjithë banesa, me sipërfaqe të plota e të rrafshta muresh, çati me rrasa guri e trajtim të varfër arkitektonik ka trajta të mbyllura, të cilat i japin asaj karakter mbrojtës. Të vetmet elemente ku ndjehet përkujdesja dekorative janë gdhendjet e qosheve, harqet e paturat e dyerve e dritareve. Në rrënojën tjetër ruhet mjaft mirë gjurma e vatrës karakteristike, si dhe kamaret bri saj. Nga ana teknike muratura është e ndërtuar gjithashtu me gurë të punuar trashë, lidhur me llac gëlqereje, duke përdorur gjerësisht dhe gurët e vegjël. Dhe për të dy rrënojat e tjera, pavarësisht se përcatimi i përmasave të tyre në plan është i pamundur për mungesë gjurmësh të sigurta, volumet e tyre tregojnë se kanë qenë banesa me kat, dukuri e cila ka paralele dhe me krahinat e tjera të Shqipërisë Veriperëndimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›