Këndej vjen shkatërrimi
29/05/2005 Një autor bestsellerësh, që do të ketë një rol aktiv në debatin shkencor, lidhur me situatën e mjedisit: në romanin e tij të fundit, «State of Fear», Michael Crichton prezanton në fakt teza, sigurisht, provokatore. Ja se si na e tregon besimin e tij, lidhur me të ardhmen e planetit
Jetojmë në një shoqëri, atë perëndimore, e ngulitur në media, ku gjithçka që shkruhet redaktohet nga një grup personash, edhe pse është një person i vetëm që shfaqet publikisht, një shkrimtar është një prej të paktëve që është një zë i vetëm, ndoshta rasti i vetëm, që shprehet, që flet
Çfarë lloj reagimi keni pasur në Shtetet e Bashkuara me këtë roman të fundit? Personazhet janë nxjerrë nga realiteti apo janë shpikje narrative?
Ka pasur reagime shumë të ndryshme: disa kanë vënë në diskutim aspektet teknike të problemit, të tjerë thjesht kanë shijuar historinë. Disa personave kam dëgjuar t’u thuhet se “ky personazh më ka kujtuar aksh person”, të tjerëve “në një darkë kam dëgjuar një zonjë, që fliste për katastrofën e detyrueshme, duke thënë se do të përfundojmë të pjekura si pula dhe kam mundur ta kundërshtoj, duke përdorur atë që kisha shkruar në libër”… Varet nga personat. Lidhur me pjesën e dytë të pyetjes, nënvizoj se personazhet e mi nuk janë të bazuar në figura reale e të njohura: disa mund të jenë frymëzuar nga persona ekzistentë, por sigurisht jo të njohur.
Qeveritë kanë vërtet nevojë ta menaxhojnë frikën si armë kryesore pushteti dhe, kur nuk ekziston diçka, që realisht mund t’i frikësojë qytetarët, e shpikin një të tillë?
Mendoj se Machiavelli do t’i ish përgjigjur po kësaj pyetjeje, sepse gjithçka mund të të çojë te pushteti, besoj se është i tiji pohimi se është më mirë të të kenë frikë, sesa të të duan. Përshtypja ime është se me përfundimin e Luftës së Ftohtë, struktura politike e botës perëndimore ka ndryshuar në mënyrë drastike dhe se ka qenë pikërisht mungesa e një kërcënimi, ajo që e ka provokuar këtë ndryshim. Më parë, frika kish shërbyer si lidhës për të gjithë botën perëndimore: qysh kur është tretur, ka pasur një garë të vërtetë në kërkim të një kërcënimi të ri që ta zëvendësonte.
Kërkimet që kryeni, duke filluar nga të shkrojturit e një romani, ju çojnë të zhvilloni një skemë që tashmë e kini në mendje, apo janë vetë këto kërkime që përbëjnë skemën e vetë veprës?
Ndodhin të dyja gjërat: zakonisht, filloj të shkruaj një histori mbi bazën e një ideje dhe më pas kryej kërkime për të grumbulluar informacionet që më duhen, por në këtë rast ka ndodhur paksa e kundërta, sepse kisha material dhe kam kërkuar t’i ndërtoj përreth një histori. Gjë veçanërisht e vështirë, sepse e dija që teza ime do të refuzohej nga shumë njerëz. Do të kisha pasur edhe unë të njëjtin reagim: rastësisht isha ndeshur me informacione të caktuara, kam filluar të interesohem lidhur me argumentin dhe, me kalimin e një faze shoku fillestar, jam impenjuar të kërkoj që të sqaroj se cili është realiteti. Bindjet e mia aktuale janë kështu frut i një procesi shumë të gjatë. E dija se ishte komplekse t’ua paraqisja në mënyrën e duhur lexuesve tezat e mia për të mos i shtyrë ata që t’i refuzonin menjëherë, duke bërë në fakt ta lexonin romanin për atë që ishte.
Në romanet e mëparshme, tezat e shprehura qenë funksionale ndaj historisë, kurse kësaj radhe duket se ka ndodhur e kundërta. Ndoshta çështja ju interesonte shumë? Apo ndoshta vetë historia ka qenë e ndërtuar për të qenë thjesht funksionale më këto teza?
Mendoj se kjo që po thoni është e vërtetë: në nivel më të thellë, ky libër është strukturuar për të paraqitur informacione të caktuara dhe jam i sigurtë se është një përvojë ndryshe edhe për lexuesit që ta lexojnë këtë respektivisht romaneve të mi të mëparshëm. Do të më pëlqente të arrihej të realizohej edhe kjo histori në të njëjtën mënyrë të romaneve të mëparshëm, por dukshëm nuk kam qenë mjaft i zoti për ta bërë!
“State of Fear” është një libër shprese?
Mendoj se po, sepse na sugjeron se mund t’i përballojmë problemet tona në mënyrë të ndryshme. Është thënë edhe se qenia njerëzore është kafsha e vetme, që pasi ka tentuar diçka dhe eksperimentuar dështimin, e përsërit në pambarim gabimin, gjë që as edhe një qen nuk do ta bënte!
Në librin tuaj bota ambientaliste paraqitet si shumë influente, flitet për lobe dhe ambientet e Hollywood. Nuk ju duket se në Shtetet e Bashkuara janë shumë më të fuqishme dhe të organizuara lobet ekonomike të industrisë së duhanit, të energjisë, të armëve?
Ajo që thoni është sigurisht e vërtetë, në kuptimin që ka shumë lobe në Shtetet e Bashkuara dhe janë të shumta dhe intensive aktivitetet e lobingut nga ana e organizatave të ndryshme, por është e vërtetë edhe se në këshillat administrative të shumë grupeve ambientaliste qëndrojnë figura të rëndësishme të kompanive të naftës dhe të organizatave të tjera, që ndoshta shumë nuk do të prisnin t’i shikonin të përfshirë në lëvizjen ambientaliste. Edhe organizatat ambientaliste zhvillojnë aktivitete lobingu, ashtu si shumë organizata të tjera, por ekziston perceptimi i përhapur se lobit ambientaliste për ndonjë motiv janë të ndryshme ose të paktën sillen në mënyrë të ndryshme nga të tjerat, por, sipas meje, nuk është e vërtetë.
Eugjenetika në të kaluarën gjente konsensus pranë kancelarive shtetërore të shumë vendeve dhe, në Shtetet e Bashkuara, në ambientet politikë të afërta me Shtëpinë e Bardhë: gjëja sot më duket se ka ndryshuar shumë.
Eugjenetika është përqafuar pikërisht nga qeveritë, si në Britaninë e Madhe, ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara, nga vetë Presidenti dhe nga figura të rëndësishme, ashtu si dhe nga qeveri të tjera evropiane, përveçse financohet në mënyrë të konsiderueshme nga sipërmarrje private dhe kjo ka vazhduar gjatë të gjithë viteve Tridhjetë, bile dhe pas vdekjes së Hitlerit. Asociimi dhe lidhja që bëj është me karakter shumë të ndryshëm: eugjenetika ka qenë mbështetur nga figura të spikatura, personalitete si F.D.Roosvelt apo shkrimtari H.G.Wells, por, pavarësisht mbështetjes së personave inteligjentë e të duhur, në realitet ajo nuk ishte shkencë, ishte një pseudoshkencë, nuk kishte baza të qëndrueshme dhe ka rezultuar destruktive dhe shumë e rrezikshme, sigurisht si personat që e mbështesnin as nuk mund ta imagjinonin. Sot shumë persona theksojnë se, duke parë që “ngrohja globale” është kaq e reklamuar, është e vërteta, ashtu si eugjenetika në të kaluarën mbështetej nga shumë persona dhe për këtë arsye konsiderohej si shkencë e vërtetë: ajo që unë argumentoj është se parimi i popullaritetit nuk është ai i së vërtetës.
Pas botimit të këtij libri, jeni bërë padashur një aktivist? Flitet gjithmonë për armiqtë që keni bërë, por që ka edhe miq të rinj “jo të pëlqyeshëm”? Në politikë flitet për luftë preventive, në fushën mjedisore nuk do të kish akoma më shumë kuptim të bëhej një luftë preventive, duke pasur dyshimin e arsyeshëm që skenarë të caktuar mund të vërtetësohen?
Nuk e shikoj aspak veten si aktivist dhe nuk kam ndërmend të bëhem i tillë. Nuk kam bërë armiq të rinj: çdo libër mund të ngjallë kritika dhe kjo merret parasysh… Për sa u përket armiqve të rinj, ishte e parashikueshme që, duke parë argumentin, të gjitha organizatat konservatore do të kërkonim të më përzienin, por është një gjë për të cilën nuk jam i lidhur veçanërisht. Për sa i përket “luftës preventive” në fushën mjedisore, përgjigjja që do të jepja është ajo që jepet edhe për sa i përket Irakut: në qoftë se ndërmerret lufta preventive e gabuar përfundohet me vrasjen e një numri njerëzish, që nuk synohej të vriteshin.
Sipas jush, niveli i oqeaneve po ngrihet?
Në mënyrë të papërfillshme. Sikur të shkriheshin të gjitha akullnajat, niveli i oeqaneve do të ngrihej me vetëm gjysmë metri: siç mund ta imagjinoni, është diçka krejtësisht e papërfillshme.
Një prej mesazheve përfundimtare të librit thotë: “Jam i sigurtë se në botë ka shumë qartësi”. Sipas jush, letërsia dhe të lexuarit në përgjithësi shërbejnë për t’i përmbajtur këto qartësi të tepruara? Dhe, duke perifrazuar një shprehje tuajën, në qoftë se “në botë do të duheshin më shumë shkencëtarë dhe më pak avokatë”, ndoshta do të duheshin edhe më shumë shkrimtarë e më pak gazetarë.
Nuk e di se çfarë bën kaq të sigurtë persona të caktuar sa të kenë të drejtë dhe të gjithë të tjerët e kanë gabim, është një çështje, me të cilën jam ndeshur tashmë në të kaluarën, veçanërisht kur kam shkruar në veçanti një libër, Timeline: në këtë libër vija në dyshim krenarinë e tepruar që paraardhësit tanë dhe të gjithë ata që na kanë paraprirë kanë qenë budallenj dhe që vetëm sot e kishimn me të vërtetë aftësinë për të shikuar përpara dhe për t’u rritur me siguri, sepse vetëm ne dhe vetëm sot kemi urtësi dhe inteligjencë të mjaftueshme. Sot kam më shumë se gjysmë shekulli, kam parë të shkojnë e të vijnë breza të ndryshëm dhe nuk e shpjegoj se çfarë i pengon njerëzit të kuptojnë se kush ka qenë përpara nesh ishte po aq inteligjent, kishte po aq synime të mira dhe mund të ketë bërë po aq gabime sa tonat. Pas 35 vjetësh, vë bast, dikush do të shikojë prapa e do të thojë: “Ka qenë një prej të parëve që ka thënë të vërtetën!”.
Dan Brown ka çelur një debat të madh në fushën religjioze, ju në fushën shkencore: sipas jush, çfarë roli ka sot shkrimtari nga pikëmpamja sociale dhe kulturore?
Nuk di si t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por një gjë është e qartë: jetojmë në një shoqëri, atë perëndimore, e ngulitur në media, ku gjithçka që shkruhet redaktohet nga një grup personash, edhe pse është një person i vetëm që shfaqet publikisht, një shkrimtar është një prej të paktëve që është një zë i vetëm, ndoshta rasti i vetëm, që shprehet, që flet.
Çfarë autorësh lexoni? Cili është libri që keni shkruar, të cilin e pëlqeni më shumë?
Mund të duket e çuditshme, por nuk lexoj pothuajse aspak romane. Nganjëherë e provoj, por përgjithësisht nuk ia arrij, më duket gjithçka “artificiale”, kurse më tërheq të kërkuarit për të kuptuar diçka, kështuqë lexoj esé. Shpesh, duke punuar rreth një argumenti, kjo më çon në diçka tjetër dhe për të lëxuar gjë tjetër: një prej argumenteve që kam lexuar duke përgatitur “State of Fear”, lidhur me temat e librit, është atraksioni që provojnë shumë njerëz ndaj shteteve totalitare. Duket se ka shumë njerëz, të cilëve u pëlqen t’u thuash se si duhet të jetojnë dhe, në qoftë se ka persona që do të donin t’ua thonin të tjerëve, shumë njerëzve të tjerë u pëlqen ta dëgjojnë që t’ua thuash. Unë nuk e fus veten në asnjë prej dy kategorive dhe gjenden duke lexuar për sharmin që kanë njerëzit për shtetet totalitare. Libri që preferoj është Travel.
Disa prej romaneve tuaja më të famshëm si “Prey e Jurassic Park”, flasin për rreziqet që mund të vinin nga teknologjitë e reja. Në këtë të fundit, shkenca faktikisht duket mike. Ka pasur evolucion në mendimin tuaj apo varet nga konteksti i historisë? Veç kësaj, nga disa shprehje të shkruara në roman duket se ndjehet bezdia nga ana e njeriut të zakonshëm kundrejt gjuhës shumë teknike dhe nganjëherë paksa të errët të shkencës.
Tema që kam individualizuar në bazën e Jurassic Park, të Prey dhe të State of Fear është ajo e monstruoziteteve që persona tepër të sigurtë në veten e tyre, të atyre që besojnë e mendojnë se mund të krijojnë. Janë persona të bindur se posedojnë të vërtetën absolute, ndërsa të gjithë të tjerët gabojnë dhe kështu pasojat e këtij qëndrimi janë shkatërrimtare. Për atë që i përket gjuhës së shkencës besoj se nuk është gjë e re që shkrimi akademik shumë shpesh synon të fshehë më shumë sesa të zbulojë dhe se në shumë raste përdoret një gjuhë për të sugjeruar, ose të presupozohet që një autor është më inteligjent nga sa është në të vërtetë.
Keni ndonjë ide për romanin e ardhshëm? Dhe duke parë që nuk e konsideroni ngrohjen e Tokës si rrezik, çfarë mendoni se është sot një rrezik i vërtetë?
E kam tashmë një argument për romanin tim të ardhshëm. Sate of Fear ka pasur nevojë për një kërkim shumë të gjatë dhe ka qenë deri-diku si të bësh një doktoraturë. Shpresoj që romani i ardhshëm të kërkojë më pak kohë dhe, anipse nuk është një argument kaq kontradiktor, kam frikë se do të jetë, sepse kam filluar të merrem me psikologji dhe, për shumë aspekte, është një temë shumë e ngjashme me atë të ngrohjes globale. Argumenti shkencor që gjej më interesant për momentin ka të bëjë me qëndrimin e qënieve njerëzore, si do të ndryshojë ai në një botë, në të cilën kemi gjithnjë e më pak privaci, jemi të vëzhguar në çdo situatë, të monitoruar në spostimet tona, na lexohen e-mailet tona. Kështu pyetja që bëj është se si do të ndryshojë përvoja e të jetuarit në një shoqëri të kësaj natyre.
A jeni frekuentues librarish?
Shkoj nëpër librari (preferoj të mëdhatë), por e bëj gjithnjë e më shpesh jo për të blerë libra, por për motive të tjera: për të parë se si janë prezantuar librat dhe se çfarë librash tregtohen. Librat që kërkoj unë janë shumë të vështirë për t’u gjetur nëpër librari, sepse shpesh kanë dalë nga katalogu, kështu që i kërkoj nëpërmjet Internetit. Por, është edhe e vërtetë se të frekuentosh libraritë mund të ndeshesh në surpriza, sepse mund të gjenden libra që nuk ta merr mendja.
A jeni i pozicionuar politikisht dhe çfarë mendoni për politikën mjedisore të Presidentit Bush?
Nuk jam i pozicionuar politikisht dhe jam i regjistruar në listat elektorale si ‘no partisan’. Faktikisht ekziston kjo mundësi kur shkohet për të votuar në mënyrë që të jetë e qartë se nuk i përket tashmë as njërës parti dhe as tjetrës. Kjo vlen për 30 për qind të popullsisë amerikane dhe besoj se është shumë e rëndësishme që politikanët ta dinë se cila është masa e pakënaqësisë e popullsisë kundrejt politikës. Politika e Bush për mjedisin besoj se është identike me atë të Clinton, dhe kjo vlen edhe për shumë fusha të tjera të politikës së kësaj Administrate: në qoftë se shikojmë qëndrimet, do të na rezultojë se janë identikë.
Akuzave se keni dëgjuar vetëm një këmbanë të vetme, si u përgjigjeni?
Më duhet të saktësoj se nuk kam takuar asnjë klimatolog, me të cilin të diskutoj për librin. Kam takuar një ekspert të vetëm – në favor të tezës për mua antipatike – por për pjesën tjetër kam vendosur në mënyrë të qëllimshme të mos konsultoj asnjë klimatolog dhe të jem i pavarur në kërkimet e mia. Çështja e rëndësishme qenë të dhënat dhe besoj se di ta lexoj një termometër si çdo person tjetër të çfarëdoshëm. Pastaj bëhet fjalë për një roman dhe askush nuk mund të më kërkojë që të jem i ekuilibruar në paraqitjen e një aspekti më shumë se të një tjetri dhe argumentimi që avancoj në roman është kundërshtia respektivisht asaj që rëndom pranohet si e dhënë faktike dhe jo si hipotezë e thjeshtë. Veç të tjerash, ekzistojnë shumë nota në tekst me të dhëna në mbështetje të opinionit tim.
Përgatiti: Armin Tirana