Francezët, sot dita e votës
29/05/2005 Francezët do të votojnë sot kohë për të vendosur se do të pranojnë apo jo Kushtetutën e Bashkimit Evropian. Sipas ligjit francez, të shtunën nuk lejohet të bëhet fushatë dhe as të publikohet ndonjë sondazh. Kampet pro dhe kundra kushtetutës zhvilluan të premten mitingjet e tyre të fundit. Kampi 'Po' kishte të pranishëm, Kancelarin gjerman, Schroeder dhe Kryeministrin spanjoll, Zapatero, në qytetet Lilë dhe Tuluzë. Vota e francezëve sot në referendum do të jetë vendimtare për të ardhmen e kushtetutës.