Krijimi i FSK-së, Mujota: Procesi transparent
Prishtinë-Qeveria e Kosovës vazhdon ta cilësojë të suksesshëm procesin e transformimit dhe shuarjes së TMK-së dhe rekrutimit të pjesëtarëve të saj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota tha të mërkurën se përkundër disa lëshimeve teknike, procesi ka rrjedhur suksesshëm, duke sqaruar se gjatë gjithë kohës, përzgjedhja është bërë në prani të NATO-s dhe faktorit ndërkombëtar.
Javën e kaluar, institucionet premtuan se do të bëjnë një rishikim total të testeve për pranimin e pjesëtarëve në FSK, por Mujota në një konferencë për media tha se do të shikohen mundësitë që në bashkëpunim me NATO-n të evitohen disa lëshime teknike. Ai po ashtu i siguroi të gjithë pjesëtarët e TMK-së që nuk kanë arritur të bëhen pjesë e FSK-së se do të ketë një përkujdesje institucionale për ta.
“Ka qenë e ditur se në FSK nuk mund të përfshihen të gjithë konkurruesit, prandaj është aprovuar ligji për pensionimin e parakohshëm për pjesëtarët e TMK-së. Të gjithë pjesëtarët e përfshirë do të marrin pagë për shërbim deri më 14 qershor të vitit 2010. Ndërsa gjatë kësaj kohe, institucionet e Kosovës do të kujdesen për trajtim të vazhdueshëm.
“NATO ka ngritur dhe një program të veçantë për risistemimit për pjesëtarët që nuk kalojnë në FSK”, tha Mujota. Tre eprorë të lartë të FSK-së kishin dhënë dorëheqje. Gjeneral brigade Fadil Kodra, dhe dy kolonelët Zenun Kodra dhe Raif Preteni kanë thënë se procesi jo transparent në përzgjedhjen e pjesëtarëve të TMK-së në FSK, ndërhyrja direkte e individëve të caktuar brenda bordit për rekrutim, lënia anash e shumë pjesëtarëve të TMK-së, i ka shtyrë ata të japin dorëheqjen. rel