E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI dhe PDSH me kandidat të tyre për president

Shkup - BDI dhe PDSH kanë vendosur që në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 22 mars, të dalin me kandidatë të tyre. Këtë qëndrim e kanë marrë mbrëmë kryesitë e partive. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) zgjodhi Agron Buxhakun për kandidat të saj në zgjedhjet presidenciale.

Buxhaku, anëtarë i lartë i BDI-së gjatë periudhës së vitit 2002-2006 ka qenë ministër i Transportit dhe Lidhjeve .Kjo do të thotë se BDI në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale nuk do të mbështet kandidatin për president të VMRO-DPMNE Gjogje Ivanov, asht siç ishte paralajmëruar.

Zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti thotë se partia e tyre ka dy arsye për të pasur kandidat për zgjedhjet presidenciale, e para për të dëshmuar autonominë në marrjen e vendimeve, dhe e dyta për të afirmuar qëndrimet e tyre pro integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare zgjedhjet presidenciale do ti garojë me Mirushe Hoxhën. Mirushe Hoxha është e njohur edhe si drejtorja e parë e Institutit "Pjetër Bogdani", Institut i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, i pari i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë, i themeluar gjatë qeverisjes së PDSH-së. Ajo shquhet si një nga shkencëtaret të mirënjohura shqiptare të brezit të ri në Maqedoni.

Në gara për president, do të hyjë edhe Imer Selmani ,lideri i Demokracisë së re i cili ka grumbulluar nënshkrime të 10 mijë të qytetarëve me të drejtë vote për të siguruar hyrjen në garën zgjedhore.

Garë i bashkëngjitet edhe Nevzat Halili i PPD-së, partisë së parë shqiptare në Maqedoninë plurale. Afati për regjistrim pranë institucioneve që organizojnë zgjedhjet është 3 shkurti. Kurse dita e votimit është 22 marsi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›