Arabia Saudite: Çmimi i naftës, të paktën 75 dollarë për fuçi
Arabia Saudite bëri me dije të shtunën se shpreson që do të arrijë ta ngrejë çmimin e naftës deri në 75 dollarë për fuçi, por duke nënvizuar se nuk do të merren masa deri në takimin e ardhshëm të OPEC-ut, muajin e ardhshëm në Gjermani. Ministri saudit i Naftës, Ali Naimi, tha se "OPEC-u duhet të marrë ato masa që duhen marrë", për të ndaluar rënien e çmimit të naftës, ndërkohë që mbreti i tij vërejti në një të përditshme kuvajtiane se çmimi prej 75 dollarësh për fuçi është i ndershëm.
Naimi nuk e përjashtoi tërësisht mundësinë që Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës të vendoste ndërhyrje të menjëhershme, por vërejti se blloku i shteteve do bënte mirë të priste takimin e ardhshëm në Oran të Algjerisë, për të matur më mirë edhe impaktin e dy uljeve të mëparshme të prodhimit.
Komentet e tij u bënë pasi mbreti saudit, Abduallahu, tha në të përditshmen kuvajtiane "Al-Seyassah", se çmimi i naftës duhet të shkojë jo më pak se 75 dollarë, shumë larg çmimit aktual në tregjet botërore. "Besoj se çmimi i drejtë për naftën është 75 dollarë për fuçi", u shpreh mbreti, pa shpjeguar se si mund të arrihej te kjo kuotë. Çmimi i naftës ishte 147 dollarë gjatë muajve të verës dhe tani është 90 dollarë më pak.
Qëndrimi i mbretit të Arabisë Saudite u përforcua edhe më tej nga ministri i Naftës së Katarit, Abdullah Bin Hamad al-Attija, i cili tha për kanalin televiziv arab "Al-Arabiya" pak përpara takimit të djeshëm se çmimet duhet të rriten për të garantuar investimet në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të naftës. "Çmimi mes 70-80 dollarëve është i domosdoshëm për nxitjen e investimeve në burimet e reja naftëmbajtëse. Në rast se çmimi do mbetej poshtë 70 dollarëve, investimet do të ngrinin, gjë që do të shkaktonte krizë në sasinë e eksportuar në të ardhmen".
Përfaqësuesit e vendeve të OPEC-ut po shqyrtojnë uljen e tretë të sasive të prodhimit brenda tre muajve, për të mbajtur çmimin në nivele të kënaqshme për ta. Ministri i Naftës së Kuvajtit, Muhamed Al Alim, tha të premten se besonte se nuk qe nevoja të ndërmerrej ndonjë ulje e mëtejshme e prodhimit që në takimin e Kajros. Por ai vërejti se tregu qe i mbifurnizuar, gjë që nuk e përjashton mundësinë e një ndërhyrjeje të mëtejshme nga ana e OPEC-ut. "Mendojmë se duhet të marrim një vendim, por se kjo do ndodhë në Algjeri", shpjegoi ai. Edhe Al Alim vërejti se çmimet aktuale mund të pakësojnë ritmin e investimeve në të ardhmen dhe se diçka e tillë nuk qe e mirë as për prodhuesit e as për konsumatorët.
Uljet e çmimeve të shënuara së fundmi janë pritur me reagime të ashpra nga Irani e Venezuela, të cilat kërkojnë pakësimin e prodhimit të naftës edhe me të paktën 1 milion fuçi në ditë. Që të dyja vendet këmbëngulin se çmimi për fuçi duhet të jetë të paktën 90 dollarë që tregtia e arit të zi t‘u sjellë fitime. Por edhe anëtarë të tjerë të OPEC-ut, si Nigeria e Ekuadori përballen gjithashtu me probleme buxhetore, gjë që i bën t‘i kundërvihen pakësimit të mëtejshëm të prodhimit pasi të ardhurat e tyre do mpakeshin edhe më tej.
Në të kundërt të pjesëtarëve të tjerë të organizatës, sauditët janë të pozicionuar më mirë kur vjen fjala për t‘u përballur me rënien e çmimeve. Sipas të dhënave nga FMN-ja, i mjafton çmimi përtej 50 dollarëve për fuçi për të pasur bilanc pozitiv nga tregtia e naftës.