Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të përbashkuar"
Në një dokument të vitit 1959, lex
ojmë: "… Tasi Iloja ose Anastas
Iloja (plaku) duhet të ketë vdekur
nga viti 1880 dhe se Tashko Ilon e la
në bark të sëmës dhe ky u lint pas vdekjes
së babajt (…) dhe për këtë shkak
djalit që lindi, ja vunë emrin Anastas
(emrin e babajt) dhe i thërresin Tashko".
Emrin e babait të Tashkos, Anastasit, na
e përmend prof. Petraq Pepo në një studim
të tij më 1981-shin. Bëhet fjalë për
vitin 1866, kur qytetarët e Varoshit të Korçës
i dërgojnë Dhimigjeondisë së këtij
qyteti një Kanonizëm mbi detyrat që
anëtarët e saj duhet të respektojnë.
Personalitetin e tij Tashko Ilo e formoi
në luftë për mbrojtjen e çështjes
amtare, duke bashkëpunuar, në radhë
të parë, me vëllain e tij, atdhetarin Spiridon
Ilo, e më pas me mëmëdhetarë si
Hilë Mosi, Themistokli Gërmenji, Mihal
Grameno, vëllezërit Tërpo, Dhimitër
Zografin, Asdrenin etj. Ai emigroi në
Rumani, ku u lidh me rrethet patriotike
shqiptare. Fillimisht Tashko anëtarësohet
në shoqërinë "Shpresa". Më pas e
shohim si veprimtar të shoqërisë "Dituria".
Këtu lidhet me mjaft patriotë shqiptarë
dhe mban letërkëmbim të pasur
me ta. Në koloninë shqiptare të Bukureshtit
forcon miqësinë me patriotin
shkodran Hilë Mosi dhe bashkë me të,
Tashko Ilo është i pari që sjell nga Bukureshti
në atdhe partiturën e parë të himnit
të ardhshëm kombëtar shqiptar dhe
fillon ta shpërndajë atë në rrethet muzikore
shqiptare. Kjo datohet që në vitin
1908 ("Vepra" Lasgush Poradeci. Tiranë,
1990, faqe 356-373). Mbërritja e tyre në
Korçë i dha shtysë krijimit të shoqërisë
muzikore "Banda e Lirisë". Një vit më
vonë, më 1909-ën, Tashkon e gjejmë në
ballë të punëve me karakter kombëtar
në Rumani, nga ku ndihmon me të holla
botimet shqipe. Emrin e tij e lexojmë në
"Radhoj i emrave ndihmëtarë" në shtyllat
e gazetës "Korça", në botimin e përkthimit
të Kosta Jani Trebickës "Genovefa",
më 1908-ën etj.
Tashko Ilo Korça, me përshëndetje të
ngrohta vëllazërore, përcjell lajmin e
shpalljes së pavarësisë dhe nga Bukureshti,
ku punon si tregtar, krenohet me
vëllain e tij Spiridonin, i cili më 28 nëntor
1912 firmonte lindjen e shtetit të parë
shqiptar në Vlorën heroike si delegat i
Korçës. "Çdo 28 Nëntor, Tashkoja vishej
me kustum të ri dhe kravatë të re të kuqe
dhe në mëngjez, me dorë në zemër, këndonte
Himnin Kombëtar", tregon Sanda
Ilo, bashkëshortja e tij.
Në korrik 1914, bashkë me Themistokli
Gërmenjin, Spiridon Iloja largohet
nga Korça për në Vlorë, më pas për në
Durrës (ku takon princ Vidin) për të përfunduar
në Rumani e për të bujtur te
Tashkoja, ku që të dy punojnë papushuar
për çështjen shqiptare. Po në vitin
1914, Marigo Posio, kjo grua patriote,
kushërirë e parë e vëllezërve Ilo, u shkruan
atyre për ndihma financiare në favor
të muhaxhirëve të Shqipërisë së
Jugut, të cilët u detyruan të braktisin
vatrat e tyre, për shkak të mizorive
helene. Ushtritë shoviniste greke kishin
vërshuar në tokat shqiptare dhe digjnin
me helmin e zemrës dhe me zjarrin e
pushkës gjithçka shqiptare që u dilte
përpara. Edhe këtë herë Tashkoja e Spiridoni
nuk i kursyen ndihmat.
Në vitin e parë të Luftës së Parë
Botërore ata ndihmuan vëllezërit e tyre
nga ana ekonomike e morale. Ata, për të
kërkuar ndihma, iu drejtuan dhe kolonisë
shqiptare të Bukureshtit e në
përgjithësi shqiptarëve të Rumanisë.
Në këtë kohë të trazuar, Tashkoja vë
kurorë me zonjushën e nderuar Aleksandra
Petro Ilo, e rritur te daja i saj, patrioti
Dhimitër Mole. Aleksandra, ose
Sanda e Tashkos siç njihej vite më vonë
në Korçë, ishte një intelektuale që
zotëronte 6 gjuhë të huaja e që gjithë
jetën e saj iu përkushtua organizimit të
shoqërive që i shërbenin emancipimit
të gruas shqiptare. Ajo ishte nga të parat
nxënëse të shkollës shqipe të
vashave në Korçë dhe veprimtare e
shoqërive patriotike në Rumani.
Në janar 1916, Tashkoja ka qenë një
nga themeluesit e shoqërisë muzikore
e letrare "Lyra", e përbërë nga shqiptarët
e kolonisë së Bukureshtit. Në
statutin e kësaj shoqërie lexohet emri i
tij si kontrollor i kësaj shoqërie (AQSH.
"Statut al Societatei Muzica Literara
‘Lyra‘", fondi 99, dosja 112, faqe 8.)
Tashko Ilo në çdo moment të vështirë
ka qenë pranë popullit të tij dhe ka
mbrojtur me forcë interesat e kombit.
Synimet shoviniste të shteteve fqinje,
për copëtimin e vendit, ai i luftoi me po
atë zjarr si dhe pushtuesit otomanë
dikur. Ai luftoi energjikisht vendimet e
padrejta të Konferencës së Paqes së
Parisit në vitet 1919-1920, e cila rishkelte
paturpësisht interesat e popullit tonë.
Edhe më pas Tashko Ilo nuk e ndërpreu
aspak veprimtarinë përparimtare
e atdhetare, duke mos lënë pas dore
punën si tregtar.
Në gazetën "Koha", datë 9 korrik
1921, lexojmë: "Arritën në Korçë nga
Rumania me anë të Sërbisë z. Tashko Ilo
me zonjën e tij". Pas këtij viti ata vendosen
përfundimisht në Korçë.
Nga viti 1921 Ilo ishte anëtar i shoqërisë
"Vatra e Shqipërisë" në Korçë
dhe si i tillë ka marrë diplomë ndihme
në shenjë mirënjohjeje ndaj ndihmave
të tij monetare kundrejt kësaj shoqërie.
Gjithashtu shënohet si iniciator i shoqërisë
anonime "Maliq", shoqëri kjo që
ka zhvilluar veprimtari patriotike.
Anëtarët e saj u interesuan për ngritjen
e nivelit të jetës kulturore dhe arsimore
etj.
Në vitet 1935-1936, me bashkëshorten,
ndërmerr për herë të fundit një
udhëtim në Greqi, Rumani, Turqi e
Jugosllavi, ku takon dhe njëherë bashkatdhetarët,
shokët e miqtë e tij, duke u
lënë, si gjithmonë, porositë e një patrioti
të shquar.
Më 1939-ën, prefekti i Korçës, Agathokli
Xhitom, e fton patriotin Tashko Ilo
të kontribuojë në mensën e nxënësve të
varfër, kërkesë e cila mirëpritet nga
Tashkoja dhe që sot dokumentohet në
dosjen e materialeve të tij.
"Nga dëshira e madhe e Tashkos -
tregon bashkëshortja e tij, Sanda, - ne
shkuam edhe në Vjenë, ku pamë armët
e trimit tonë kombëtar, Skënderbeut".
Pas vitit 1944, çifti Ilo nuk u pa me sy
të mirë nga pushteti popullor, sepse ata
admironin vendosjen e monarkisë në
Shqipëri. Atyre iu shtetëzua shtëpia dhe
Tashko e Aleksandra Ilo u strehuan mbi
15 vjet në familjen Kotherja.
Tashko Anastas Ilo, veterani i shquar
i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe ai që
solli për herë të parë partiturën e himnit
në Shqipëri, vdiq në gjendje të vajtueshme
shëndetësore e mendore në
vjeshtën e vitit 1964, aspak i respektuar
nga regjimi i kohës, duke mbijetuar në
harresën e madhe dhe indiferentizmin
dashakeq, duke mos përfituar as titullin
e veteranit të lëvizjes kombëtare dhe
asnjë shënim që të flasë për veprimtarinë
e tij patriotike.
Bashkëshortja e tij Sanda, vdiq në shtëpinë
e ish-shtetëzuar më 17 dhjetor
1984, shtëpi kjo që është lënë me testament
për zhvillimin e qytetit të Korçës.
Sot shtëpia është pronë e Bashkisë së
Korçës dhe sot e kësaj dite, kjo shtëpi e
ndërtuar në vitin 1928 me material shqiptar,
ka dy fasada: pjesën qytetare
dhe atë fshatare. Kjo godinë që ndodhet
më poshtë se shtëpia e patriotit
Themistokli Gërmenji dhe që ka zbukuruar
aq shumë kartolina e fotografi, me
krenari mban mbi portën e saj pllakën
me germat "T. T. I. 1928", që do të thotë
"Tashko Tasi Ilo 1928".