Obama ngushëllon kryeministrin indian
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Barak Obama, i telefonoi të shtunën kryeministrit indian Manhoman Sing, për t‘i shprehur keqardhjen për vdekjet tragjike gjatë sulmeve terroriste në Mumbai, bëri me dije një zëdhënës i qeverisë indiane. "Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës foli me kryeministrin tonë për t‘i shprehur ngushëllimet mbi tragjedinë", tha zëdhënësi. Të premten, Obama iu bashkua liderëve të tjerë botërorë në dënimin e akteve terroriste që përgjakën këto ditë kryeqytetin financiar të Indisë, duke shkaktuar 183 viktima.