Tartaristan, ku fetë jetojnë në paqe
Sot në botë gjenden shumë pak vende ku besimet e ndryshme fetare arrijnë të bashkëjetojnë në paqe. Por Republika Ruse e Tartaristanit e ka kthyer tolerancën fetare në etiketën me të cilën shfaqet në sytë e botës - një vend ku myslimanët, katolikët dhe ortodoksët janë përzier e respektojnë traditat e njëri-tjetrit. Për sytë e komunitetit ndërkombëtar, prova e fundit e identitetit të shumëfishtë fetar të Tartaristanit erdhi gjatë një shfaqjeje të pazakontë (gjatë këtij muaji) të Presidentit mysliman të vendit dhe kreut të kishës ortodokse në një konferencë në Xhida.
Konsakrimi i një kishe të rëndësishme katolike në Kazan u celebrua si një shembull i harmonisë së pazakontë që mbizotëron në këtë rajon të lumit Vollga.
"Tartaristani është bërë tashmë shembull tolerance dhe miqësie mes kulturave e besimeve të ndryshme fetare, jo vetëm brenda Federatës Ruse", vërejti kardinali Anxhelo Sordano, dekan i Kolegjit të Kardinalëve të Vatikanit gjatë një fjale të mbajtur në kishën e re.
Në Xhida, Presidenti i Tartaristanit, Mintimir Shaimijev, i cili arriti të zbuste zërat separatistë për autonomi më të gjerë nga Rusia, të cilat u dëgjuan që prej viteve nëntëdhjetë, lexoi një urim të Presidentit Dimitri Medvedev, ku thuhej: "Rusia ka ndër mend t‘i përmbahet me vendosmëri rrugës për shtrirjen e marrëdhënieve me botën islamike".
Kleriku i lartë, Vsevolod Çaplin, zëvendëskryetar i departamentit të jashtëm i Kishës Ortodokse Ruse, foli për lidhjet e forta të Rusisë me Islamin. "Jemi ndërthurur fort. Rusia është e pandashme nga bota islamike, duke qenë se këtu jetojnë miliona myslimanë, ndërkohë që bota myslimane është e pandashme nga Rusia dhe bota ortodokse, pjesëtarë të së cilës jetojnë në shumë vende myslimane", tha Çaplin në forum.
Asnjë prej këtyre qëndrimeve nuk përbën surprizë për banorët e Kazanit, kryeqytetit të vendit, një qytet njëmijëvjeçar në zemër të Rusisë, ku minaret myslimane dhe kishat ortodokse shihen në të njëjtën masë. Xhamia gjigante Kul Sharif gjendet në një prej zonave të qytetit, të cilësuar nga UNESCO si pasuri e njerëzimit, fare pranë Katedrales Ortodokse të Shpalljes dhe është ndërtuar në kujtim të një xhamie të shkatërruar nga forcat e Ivanit të Tmerrshëm kur mësynë Kazanin në vitin 1552.
"Ky vend është unik në tërë botën", tha Dimitri Khafizov, historian dhe këshilltar në bashkinë e qytetit, i cili luajti rol të dorës së parë në kthimin në qytet nga ana e Papës Gjon Pali II të kopjes së një ikone të famshme të shekullit XVIII. I të njëjtit mendim është edhe Sergei Titov, prift i dioqezës së Kishës Ortodokse të Kazanit. "Ky është një rajon i përbërë nga banorë që u përkasin shumë kombësive", thotë. "Është shumë e rëndësishme të jetojmë së bashku"
Kleri mysliman dhe ortodoks është i pranishëm në të gjitha ngjarjet e rëndësishme zyrtare, shpjegon Titov. Peshkopi lokal, Anastasi, "është në gjendje të mbajë marrëdhënie të mira si me myslimanët e katolikët, ashtu edhe me autoritetet", thotë. "Është në gjendje të diskutojë i qetë mbi çdo lloj problemi".
Epoka sovjetike është shoqëruar nga krijimi i një identiteti të fortë tartar, i cili nuk është shtyrë drejt fondamentalizmit fetar. Vajzat me xhinse e minifunde përzihen rrugëve të Kazanit me vajzat me shami në kokë, të cilat janë shumë më të pakta se të parat.
Ndërkaq Moska nuk e ka humbur shansin për të luajtur "kartën tartare", duke e përdorur Tartaristanin si "një lloj reklame të islamit rus", shkruan Aleksei Malashenko, një ekspert i fesë myslimane në Moskë, në artikullin me titull "Rusia dhe Bota Myslimane".
Por bashkëjetesa paqësore nuk kufizohet tek evenimentet zyrtare. Në fillim të këtij viti, disa vizitorë të huaj u shoqëruan nga një grua myslimane për te manastiri ortodoks ku donin të shkonin. Edhe në kohët e Bashkimit Sovjetik, shpjegon sot e njëjta grua, pa dashur t‘i publikohet emri, parapëlqente të vizitonte objektet ortodokse më mirë se ndërtesat sovjetike. Ajo tregon se kur shkonte në Moskë në atë epokë, nuk vizitonte varrin e Leninit, por katedralen ortodokse aty pranë.
Në një stol jashtë manastirit, At Sergius, 85 vjeç, lexon një libër të shkruar nga Papa Gjon Pali II. "Është libër tepër interesant", thotë murgu. "Papa Gjon Pali flet ashtu siç duhet". Kisha katolike e dikurshme e Kazanit u kthye në tunel ere për të eksperimentuar në industrinë e avionëve nga një institut sovjetik studimesh. Autoritetet e Kazanit u ofruan vullnetarisht për të ndihmuar financiarisht ndërtimin e një kishe të re për t‘i ofruar kështu vendin e vet të kultit edhe komunitetit katolik të qytetit.
Konsakrimi i kësaj kishe, gjatë të cilit kardinalit Sodano iu bashkuan edhe klerikë të lartë të kishës ortodokse bashkë me disa klerikë myslimanë, u bë në të njëjtën ditë kur në qytet u kthye ikona e famshme. Në ceremoni merrnin pjesë edhe kryetarët e bashkive të Çestoçovës në Poloni, Fatimës në Portugali dhe Mariazelit në Austri, qytete të famshme për përkushtimin ndaj figurës së virgjëreshës Mari.
"Nuk kemi asnjë problem me ortodoksët në Kazan", thotë Diogenes Urkuiza, një prift argjentinas që i shërben komunitetit katolik të Kazanit që në vitin 1995. "E di mirë çfarë ndodh nëpër qytete të tjera. Nuk kanë arritur deri më sot të krijojnë marrëdhënie". Ai tregon se në Kazan ekziston një kamp i përbashkët kishtar, ku grumbullohen si fëmijët ortodoksë, edhe ata katolikë.
Ndërkohë që raporti mysliman-ortodoks duket si një projekt i gjerë i Kremlinit për të qetësuar tensionet me botën myslimane. "Që me ardhjen në pushtet të Putinit janë vërejtur përpjekje për ta pozicionuar Rusinë veçmas Evropës për sa u përket marrëdhënieve të jashtme", shpjegon Rafik Mukhametshin, rektor i Universitetit Islamik Rus të Kazanit. "Përqasja e kishës ortodokse me Perëndimin nuk është pozitive", vëren rektori, duke sqaruar se në të vërtetë përmirësimi në përgjithësi i raporteve me myslimanët e Rusisë ka qëllime më të gjera.