E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabia Saudite, shteti i 58 që njeh pavarësinë e Kosovës - njohjen e rëndësishme islamike e përshëndet edhe kryeministri Berisha

Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se Arabia Saudite ka vendosur ta njohë pavarësinë Kosovës. Kjo është një njohje më rëndësi të jashtëzakonshme, duke qenë se vjen nga një prej shteteteve kryesore të botës islame. Njohja nga Arabia Saudite shpie numrin e njohjeve në 58-të. “Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenjë respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.


Kryeministri Berisha përshëndet vendimin për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite 


Kryeministri Sali Berisha përshëndeti, në emër të qeverisë së Shqipërisë, vendimin për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite, si një akt historik i Mbretit Abdullah në marrëdhëniet miqësore midis kombit saudit dhe kombit shqiptar. “Arabia Saudite ka dhënë një kontribut  të madh në ndërtimin e Kosovës. Me njohjen e Pavarësisë së Kosovës, Mbreti Abdullah dhe vendi i Tij mik japin një kontribut të ri madhor në paqen dhe stabilitetin në rajon”, deklaroi Kryeministri Berisha në Pekin, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, me ftesë të Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, z. Wen Jiabao.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›