E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri-Mëhilli: Hetimi i Ramës, i pakthyeshëm, korrupsioni me 19 leje ndërtimi s’mund të tolerohet

“Askush dhe asgjë nuk do të frenojë hetimin e Edi Ramës për 19 lejet e mbledhjes së fundit të Këshilli të Rregullimit të Territorit të Tiranës”. Një përgjigje e prerë kjo nga maxhoranca e cila deklarohet e vendosur t’i shkojë deri në fund komisionit hetimor për kryesocialistin, që sipas saj është në përputhje të plotë me kushtetutën. “Askush nuk mund të dalë mbi Kuvendi e Shqipërisë dhe askush nuk mund të ndalojë Kuvendin e Shqipërisë për të ushtruar pushtetin e tij që buron nga vullneti i qytetarëve. Pra Kuvendi i Shqipërisë, në zbatim të pushtetit të vet Sovran do të hetojë si është zbatuar ligji për urbanistikën nga Edi Rama. Edi Rama, në konflikt interesi, në mënyrë monopoliste dhe klienteliste ka gllabëruar paratë e qytetarëve të Tiranës dhe nuk ka shpëtim. Kuvendi i Shqipërisë do të hetojë Edi Ramën” tha deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri. 40 deputetë të maxhorancës depozituan në kuvend pak ditë më parë firmat për komisionin e dytë hetimor për kryebashkiakun e Tiranës. Sipas Xhaferrit, po pritet vetem vendimi i konferencës së kryetarëve për të përcaktuar datën kur do të nisë nga puna komisioni “Rama


Më herët, në konferencë për shtyp për të njëjtën problematikë doli edhe zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. Sot Edi Rama, Kryetari që vetëm 3 ditë më parë zhvati për vete dhe Eftimin e tij 19 leje ndërtimi nga 28 të miratuara në KRT-në e Tiranës nxorri në tregun mediatik, yllin shkëlqimtar të politikës së re, asistentin e Dondollakut me serialin e shpifjeve dhe trillimeve të denja për të. Me një tellall si Bracja, Edi Rama ka vetëm një qëllim, të zhurmojë vjedhjen e papërmbajtur të taksave të 4 fishuara të gjelbërimit dhe pastrimit në Tiranë të zhurmojë aktin e paprecedent të marrjes në një mbledhje të vetme të 19 lejeve të ndërtimit duke shënuar kështu rekordin e vjedhjeve dhe korrupsionit në historinë e Shqipërisë. Lidhur me deklaratat e Ramës të bëra me gojën e Braces së tij se PD nuk ka mbajtur premtimet:


Anëtarësimi i Shqipërisë në Nato, 2 fishimi i rrogave të pensioneve në fshat, përfundimi i MSA-së, 2 fishimi i buxhetit për arsimin dhe numrit të studentëve apo përfundimi i mijërave kilometra rrugë janë disa nga dëshmitë e premtimeve të mbajtura të kësaj mazhorance që tmerrojnë e lënë pa gjumë prej muajsh Ramën dhe Bracen e tij.


Deklarata e plotë e zëdhënëses Erla Mëhilli


Jam sot ketu me ju per te bere nje paraqitje dhe analize te shkurter te zhvillimit dhe mbeshtetjes qe Qeveria ka bere gjate kesaj periudhe per personat me aftesi te kufizuar thjesht dhe per te bere te mundur te kuptohet nga te gjithe shqiptaret se nuk mund te premtohen per tu bere ato gjera qe tashme jane bere. Konkretisht sot te gjithe personat shoqerues per Paraplegjiket dhe Tetraplegjiket ju njihet koha e sherbimit prane te semureve si kohe punesimi dhe jane te siguruar plotesisht (pension pleqerie, barre-lindje, semundjet e ndryshme, aksidentet, periudhen e papunsise, etj.)


Do te doja te terhiqja vemendjen se paketa sanitare sot eshte 16000 leke ne muaj dhe nuk ka ekzistuar fare ne vitin 2005, dhe ne kete pike jemi ne pamundesi krahasimi.


Karburanti per nje person ne vitin 2005 ka qene 4000 leke/muaj dhe ne vitin 2009 eshte 6000 leke/muaj pra kemi nje rritje ne masen 50%.


Fondi per Paaftesine e Kufizuar ne vitin 2005 ka qene 6.12 miliard leke dhe ne vitin 2009 eshte 9.3 miliard leke pra kemi nje rritje me 50%.


Ne vitin 2009, trajtohen 128 mijë persona me aftësi të kufizuara ose 4 % e popullsisë së vendit nga 90 mije persona qe trajtoheshin ne vitin 2005 pra kemi nje rritje me 42% te personave te trajtuar.


Pagesa per personat me paaftesi te kufizuar nga 6800 leke/muaj ne vitin 2005 sot eshte 8700 leke/muaj, pra kemi nje rritje me 28%.


Pagesa per kujdestaret per personat para dhe tetraplegjike ne vitin 2009 eshte 9200 leke/muaj nga 6800 leke/muaj qe ishte ne vitin 2006, duke u rritur ne kete menyre kjo pagese me 35%. Ne kete pagese nuk perfshihet kontributi per sigurimet shoqerore qe permendem me siper.


Sot kemi nje rritje me 40% te numrit te kujdestareve duke krahasuar vetem vitin 2008 (14000 kujdestare) me vitin 2006 (10000 kujdestare).


Të gjitha kategorite e Invalidëve te punës, përvec indeksimit të pensionit bazë përfitojne edhe disa pagesa të permiresuara:


I)Pagesa për Aftesinë e Kufizuar të Invalidëve të punës u indeksua me 10%, pra nga 2.000 qe merrnin deri tani , marrin 2.200 leke ne muaj, ndersa


II)Invalidet e punes qe merrnin 3.000 Lekë ne muaj , për herë të parë ne 2008 morren 3’300 lekë në muaj ose 10 % me shume që nga data 1 Korrik 2008.


III)Invalidët e punës që vuajnë nga sëmundjet profesionale dhe të aksidentuar në punë, te grupit te pare, nga 1 korrik 2008 perfituan 4.000 lekë në muaj nga 3.000 që merr deri tani ose 35% më shumë;


IV)Invalidët e punës që vuajnë nga sëmundjet profesionale dhe të aksidentuar në punë, te grupit te dyte, perfitojne 2.700 lekë në muaj nga 2.000 leke ne muaj qe merrnin deri tani ose 35 % me shume.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›