Meta: “Të mblidhet tryeza e partive politike për letërnjoftimet”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, propozon mbledhjen e tryezës së partive politike për zgjidhjen e problemit të kartave të identitetit. Ai pohoi se ky problem nuk mund të zgjidhjet me deklarata dhe replika në distancë, por me një diskutim real në tryezën e partive politike. “Unë do të kërkoja që brenda kësaj jave, të gjitha forcat politike parlamentare të ulen, dhe me mirëkuptim dhe përgjegjësi të plotë për zgjedhjet që u takojnë gjithë shqiptarëve dhe jo thjesht partive politike, të arrijnë me konsensus që të bien dakord për disa standarde, duke zgjidhur në radhë të parë edhe çështjen e kartave të identitetit”, - u shpreh kreu i LSI-së. Ai pohoi më tej se ky problem po minon rrezikshëm përditë dhe më shumë të gjithë klimën parazgjedhore, duke cenuar standardet e pritshme nga zgjedhjet e 28 Qershorit që janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për stabilitetin politik për vendin tonë, por dhe për atë ekonomik. “Njëkohësisht janë shumë të rëndësishme për të konfirmuar drejtësinë e Aleancës së NATO-s në pranimin që i bëri Shqipërisë si vendi më i ri anëtar, vetëm pak javë më parë dhe njëkohësisht për të vijuar rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për të pasur sukses në aplikimin e pritshëm si një vend për t u bërë anëtar në BE”, - tha Meta. Kreu i LSI-së deklaroi se duhet zgjidhje e menjëhershme përndryshe Shqipëria do të bëhet gazi i botës dhe kjo do të ishte një turp, jo vetëm për politikën shqiptare, sepse është mësuar me turpe të tilla, por do të ishte një turp për të gjithë vendin dhe kombin tonë. Meta theksoi fort se, nëse ka vullnet, ekzistojnë të gjitha mundësitë që ky problem të zgjidhet.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009