E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i ka mbajtur premtimet ndaj personave me aftesi të kufizuar

Qeveria i ka mbajtur premtimet e saj ndaj personave me aftësi të kufizuar, deklaroi për mediat zëvendësministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kastriot Sulka. Duke reaguar ndaj deklaratave të PS-së për përkrahjen ndaj personave me aftësi të kufizuar, zv/ministri Sulka tha se "ndaj kësaj shtrese nuk mund të premtohen ato që tashmë janë bërë". Sipas tij, "të gjithë personave që shoqërojnë paraplegjikët dhe tetraplegjikët iu njihet koha e shërbimit pranë të sëmurëve si kohë punësimi dhe ata janë të siguruar plotësisht (me pension pleqërie, barrë-lindje, sëmundje të ndryshme, etj). Z. Sulka bëri të ditur se paketa sanitare sot është 16 mijë lekë në muaj, ndërkohë që në vitin 2005 ajo nuk ka ekzistuar fare. Po ashtu, karburanti për një person në po atë vit ishte vetëm 4 mijë lekë në muaj, ndërsa në vitin 2009 është 6 mijë lekë në muaj, duke u rritur në masën 50%. Zv/ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta bëri të ditur gjithashtu se fondi për paaftësinë e kufizuar këtë vit arriti në 9.3 miliardë lekë nga 6.12 miliardë që ishte në vitin 2005; në vitin 2009 janë trajtuar 128 mijë persona me aftësi të kufizuar ose 4 % e popullsisë së vendit nga 90 mijë persona që trajtoheshin në vitin 2005. Gjithashtu, sipas tij, pagesa për personat me paaftësi të kufizuar nga 6800 lekë/muaj në vitin 2005 sot është 8700 lekë/muaj, etj. Një ditë më parë, kryetari i PS-së, Edi Rama, kritikoi politikat sociale të qeverisë ndaj shtresës së personave me aftësi të kufizuar, duke premtuar se me ardhjen në pushtet, socialistët do të vendosin kartën sociale për këtë kategori. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›