E Diel, 1 Nëntor 2026

“Me tellallë si Braçja, Rama kërkon të zhurmojë rekordin e vjedhjeve dhe të korrupsionit të tij”

Reagon zëdhënësja e Partisë Demokratike

TIRANE - Partia Demokratike akuzon përsëri kryebashkiakun Edi Rama, se ka hedhur rrënjët e korrupsionit dhe vjedhjeve të paprecendenta në historinë e vendit dhe njëherazi io bën thirrje që të bëjë transparencën dhe të japë llogari për 19 lejet e ndërtimit që ka përvetësuar së bashku me Eftimin e tij. Reagimi i Partisë Demokratike erdhi pas akuzave të nënkryetarit të grupit kuvendor socialist Erjon Braçe, se qeveria nuk ka mbajtur dhe nuk ka realizuar premtimet e saj elektorale.
Zëdhënësja e selisë së PD-së, tha se Edi Rama, kryetari me korrespodencë, që vetëm 3 ditë më parë zhvati për vete dhe Eftimin e tij 19 leje ndërtimi nga 28 të miratuara në KRT-në e Tiranës, nxorri në tregun mediatik, yllin shkëlqimtar të politikës së re, asistentin e Dondollakut me serialin e shpifjeve dhe trillimeve të denja për të.
“Me një tellall si Braçja, Edi Rama ka vetëm një qëllim, të zhurmojë vjedhjen e papërmbajtur të taksave të katërfishuara të gjelbërimit dhe pastrimit në Tiranë, të zhurmojë aktin e paprecedent të marrjes në një mbledhje të vetme të 19 lejeve të ndërtimit duke shënuar kështu rekordin e vjedhjeve dhe korrupsionit në historinë e Shqipërisë.
Lidhur me deklaratat e Ramës të bëra me gojën e Braçes së tij se PD nuk ka mbajtur premtimet: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, dyfishimi i rrogave të pensioneve në fshat, përfundimi i MSA-së, dyfishimi i buxhetit për arsimin dhe numrit të studentëve apo përfundimi i mijërave kilometra rrugë janë disa nga dëshmitë e premtimeve të mbajtura të kësaj mazhorance që tmerrojnë e lënë pa gjumë prej muajsh Ramën dhe Braçen e tij”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›