E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarcozy fton Berishën për një takim tête á tête, pak ditë më vonë Berisha dorëzon në Pragë kërkesën për anëtarësim në BE

Presidenti i Republikës së Francës, Nikola Sarkozi, fton kryeministrin shqiptar për një takim kokë më kokë në kryeqytetin Paris. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime të Presidencës Franceze. Takimi mes presidentit Sarkozi dhe kryeministrit Berisha, do të zhvillohet në datën 24 prill 2009 në orën 17.30, në pallatin “Elize”.


Qeveria shqiptare nuk ka publikuar ende ndonjë informacion lidhur me këtë takim, megjithatë mësohet se pas takimit me presidentin francez, kryeministri shqiptar do të presë në Tiranë homologun grek Kostas Karamanlis, i cili do të mbajë një vizitë dyditore me 26-27 prill, para se të niset me 28 për në Pragë, ku do t’i dorëzojë presidencës çeke kërkesën zyrtare të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim të plotë në bashkimin Evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›