E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri“Haraci i Miqësisë”

TIRANE- Promovohet në Tiranë, libri me tregime i autorit Arqile Semini, “Haraci i Miqësisë”. Miq dhe të apasionuarit pas librit kanë marrë pjesë në promovimin e librit “Haraci i Miqesisë”, nga Shtëpia botuese “Skanderbeg books”, ku autori 77 vjecar nga Berati, është përshëndetur për botimin më të fundit me tregime.

Vetë Arqile Semini shprehet se ky libër me tregime i kushtetohet Vath Koreshit, si një amanet i mbajtur për të shkrujtur për gjera të thjeshta njerëzore.

Tregimet e librit janë të përqëndruara në 4 etapa të rëndësishme historike, Koha e Legjendave, Koha e Luftës, Koha e Socializmit, dhe Koha e Demokracisë. Dhjetra tregime me personazhe më së shumti nga fantasia e autorit sjellin situata reale nga jeta e shqiptarëve në kohë të ndryshme historike. Libri është cilësuar ndryshe edhe një rrëfim klasik i kohëve moderne
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›