Aragones: Spanja ime, perfekte taktikisht
Aragones mendon jo vetëm për ndeshjen me Rusinë, por dhe përtej saj. Ai ka deklaruar se: “Kjo skuadër ka dëshirë të arrijë deri në finale dhe do të fitojë”.
Këtë herë Spanja ka thyer më në fund ‘mallkimin’ që e ndiqte dhe që e ka mposhtur gjithmonë në ndeshje zyrtare kundër Italisë për plot 88 vjet. Trajneri Aragones nuk mund të jetë ndryshe, përveç se i lumtur nga kjo fitore, që bëri të mundur arritjen e Spanjës deri në gjysmëfinale të kampionatit evropian, ku do të përballet me Rusinë. Një lavdërim të veçantë Aragones ka bërë për portierin e Spanjës, Kasiljas, duke u shprehur në këtë mënyrë: “I jashtëzakonshmi Kasiljas. Isha i sigurt që do të kishte pritur ndonjë penallti”. Me tej ai ka shtuar se: “Nuk ishte ndonjë ndeshje e madhe si nga ana jonë, ashtu dhe nga ana e skuadrës tjetër, por ne në kundërshtim me Italinë kemi pasur më shumë raste për të shënuar, ndërsa rastet e Italisë kanë qenë të pakta, ose mund të themi se ka pasur vetëm një. Gjatë të gjithë ndeshjes kam pasur përshtypjen se skuadra jonë ishte më e freskët, megjithëse na mungoi ritmi dhe loja ishte e ngadaltë, por të ndodhesh përballe një skuadre të tillë nuk është e thjeshte”, tha Aragones. Trajneri i Spanjës, i cili është përgëzuar nga kritikët, nuk ka harruar të përgëzojë të gjithë ata që dhanë një kontribut shumë të mirë në atë kualifikim të skuadrës së tij. “Dyshja e mbrojtjes, pikërisht Karlos Marçena dhe Karles Pujol kanë qenë të pakalueshëm dhe shumë kompaktë. Bashkëpunuan shkëlqyeshëm me njeri-tjetrin, duke asgjësuar gati të gjitha aksionet e kundërshtarit. Por edhe Marko Sena në mesfushë bëri një punë të madhe, duke ndërlidhur mbrojtjen me sulmin. Ishte një ndeshje ku mbrojtja dhe mesfusha arritën të shkëlqejë më shumë. Në raundin tjetër e dimë që na pret një sfidë mjaft e vështirë, gjithsesi nuk kemi asnjë problem moral. Do shkojmë për të fituar, ndërkohë për momentin preferojmë të shijojmë fitoren ndaj Italisë”, përfundoi ai. Tashmë Spanja është shumë pranë një ëndrre që i mungon prej kohësh.
Mbreti Huan Karlos: Në fund prishëm ‘mallkimin’
Fitorja e Kombëtares së Spanjës ndaj Italisë ka kënaqur mjaftueshëm edhe familjen mbretërore. Pikërisht mbreti Huan Karlso ka qenë i pranishëm në stadium, në përballjen ndaj Italisë. “Jam shumë i kënaqur që më në fund arritëm të prishim ‘mallkimin’ dhe të fitojmë. Ishte një ndeshje e bukur përsa i përket fundit. Shpresojmë që të vazhdojmë me rezultate pozitive. Besoj se në ndeshjen e ardhshme do jem prapë i pranishëm në stadium, për të shijuar dhe mbështetur ekipin e Spanjës”, tha mbreti Huan Karlos. Ndeshja e radhës e Spanjës do luhet ditën e enjte përballë Kombëtares së Rusisë, e vlefshme për gjysmëfinalet e Evropianit.