“Do të jap dhe jetën në fushë”
Për portierin 38-vjeçar të Kombëtares gjermane, Jens Lehman, ndeshja kundër Turqisë do të jetë gjysmëfinalja e tij e dytë në një turne të madh, pas asaj të Botërorit të 2006-ës, ku gjermanët u eliminuan nga Italia.
Ish-portieri i Arsenalit nuk dëshiron që për të dytën herë radhazi gjysmëfinalja të jetë stacioni i tij i fundit në një kompeticion të tillë. “Për mua ndeshja me Turqinë është më e rëndësishmja. Nuk kam dëshirë të eliminohem edhe një herë në gjysmëfinale. Si lojtar nuk mund të premtoj fitoren, por mund të premtoj se do jap gjithçka në fushën e lojës, edhe jetën... jetën time sportive”, deklaroi portieri Lehman.