E Diel, 1 Nëntor 2026

"Aranitet", studimi qe Dhimiter Shuteriqi i kushtoi jeten Izaura Ndoj

Nje nga problemet e para, ne mos i pari, qe i shtrohet studiuesit kur merret me Aranitet, eshte ai i emrit te tyre. Qe prej fillimeve te njohura, qe me 1001, me David Arianitin, e gjer me 16.11.1551, kur shuhet i fundmi pinjoll i njohur me emrin e ketij fisi, djali i Konstandinit dhe nipi i Gjergjit te famshem, Araniti, emri mbetet i njejte. Familja aranitase ka luajtur nje rol me rendesi ne historine politike te vendit tone deri ne pushtimin osman te shekullit 14-te. Poeti, publicisti dhe studiuesi Dhimiter Shuteriqi, vjen dhe pasqyron per lexuesin historine dhe rolin qe ka luajtur kjo familje ne vendin tone. Ne nje konference te organizuar nga shtepia botuese "Toena", eshte promovuar libri "Aranitet", nje liber per Aranitasit, me pershtypjet dhe pershkrimin e shkrimtarit Dhimiter Shuteriqi, ne ambientet e Akademise se Shkencave. Libri me titull "Arianitet" pasqyron historine e familjes arvanitase, duke filluar qe nga shekulli XI, kur shfaqet per here te pare ne kronikat bizantine dhe deri ne vitin 1551, kur shuhet pinjolli i fundit i aranitasve. Ne kete promovim moren pjese historiane, shkrimtare dhe njerez te letrave, te cilet shprehen pershtypjet e tyre ne lidhje me kete botim. Nderkohe, bashkeshortja e shkrimtarit, Zana Shuteriqi, e cila eshte dhe nismetarja e botimit te ketij libri, rrefen se studimi dhe interesi i shkrimtarit Shuteriqi per Aranitasit ka qene qe ne moshen e tij te femijerise dhe deri ne fund te jetes se tij.

Nga titulli i ketij studimi, mund te vihet re menjehere se ne jemi per trajten Aranit. Gjate pese shekujve e gjysme te ekzistences se tyre, Aranitet s'kane mbajtur vetem kete emer. Ata i shohim te quhen edhe Komnene apo Goleme, Topiaj, Spata, Cermenici, etj. Ndersa, emri Spata mund te lidhet me krahinen e Shpatit, ku zoteronin Aranitet apo me nje familje feudale shqiptare qe mbante ne mesjete emrin Spata. Emri Cerminici ka te beje, sigurisht, me zoterimet e Araniteve ne krahinen e Cermenikes se sotme. Emrat e tjere jane te familjeve feudale, te vendit ose te Ballkanit, me te cilat Aranitet lidhen krushqi. Keshtu, Barleti e quan vjehrrin e Skenderbeut "Arianites Thopia Golemus sive latinorum uacabole commatus", kurse te nipin e tij, Mojsiun e Dibres, Moses Golemus Arrianithis. Bashkekohesi i Barletit, Gjon Muzaka, ne Kroniken (1510) e vet, e quan t'ane e Gjergj Aranitit Comnino Arainiti. Ne nje dokument te arkivit te Aragones, me 1451, Gjergji quhet Aranito Connoneuili, kurse ne nje tjeter dokument te po atij arkivi, me 1452, Golemi Arenit Cominovich 13. Ndersa e shoqja e tij, ne nje dokument austriak, quhet me 1489, "consors olim Areniti Cominati", i biri, Konstandini me 1500, quhet prej kronikanit venedikas Sanuto, "Constantino Comino over Arniti"; mbi epitafin e varrit te ketij, me 1531, shkruhej "Constantino Comneno". Poeti, publicisti dhe studiuesi Dhimiter Shuteriqi, eshte autor i shume vellimeve, si "Fyelli i marsianit", "Nje mal me kenge", "Vershimet e vjeshtes", etj. Ai u nda nga jeta me 22 korrik te 2003, ku libri i fundit qe shkroi, ishte "Aranitet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›