Ekspertiza për përgjimin Meta-Prifti dhe videon 2
Eksperti amerikan Glen Bard në raportin dërguar Prokurorisë së Përgjithshme ka shpjeguar ekspertizën e videos Meta-Prifti dhe atë të videos së dytë, të gjetur në kompjuter. Ja si e argumenton ai, ekspertizën që u pasua me kërkesën për heqjen e imunitetit të Ilir Metës dhe Dritan Priftit. “Mua më është kërkuar të ekzaminoj drive-in dhe të përcaktoj nëse dosjet e videos janë tjetërsuar (duhet të theksohet se tjetërsimi i videos është një proces shumë i vështirë dhe se programi për të bërë të mundur këtë gjë është shumë e shtrenjtë). Unë i studiova dosjet e programit (Program Files) dhe nuk gjeta asnjë program softëare të instaluar, që të ishte përdorur për tjetërsimin e videos. Kamera/ora ka kapacitet ruajtës të brendshëm prej 8GB (gigabite) dhe është përdorur për të regjistruar në versionin video. Ajo është e lidhur dhe me sistemin e kompjuterit portabël (laptop). Po ashtu, unë isha në gjendje të zbardh një video, e cila ishte fshirë nga aparatura. USB-ja përmban tre dosje (dokumente) videoje, që janë formatime të ndryshme të së njëjtës videoje. Videoja që është transmetuar në programin televiziv dhe që gjendet në USB, në fakt është vetëm gjysma e videos. Videoja e plotë gjendet në sistemin kompjuterik. Duket se videoja e plotë është ndarë në dy video të ndryshme, gjithsesi, unë nuk kam gjetur prova që personat që jepen në video të jenë tjetërsuar. Unë nuk isha në gjendje të pastroja segmentin audio të videos, me pajisjet që pata në dispozicion. Data në BIOS dhe koha në kompjuter ishin në përputhje me datën dhe kohën aktuale në Shqipëri. Si rezultat, duket se të gjitha datat dhe kohët e dhëna më parë në këtë raport janë të sakta. Ndërsa aksesova memorien e brendshme të aparatit, konstatova se në aparat kishte qenë një video, e cila më pas ishte fshirë, të cilën unë isha në gjendje ta gjurmoja. Më poshtë, gjeni informacionin e lidhur me këtë dosje/dokument. Unë e rikuperova dokumentin dhe pashë më pas përmbajtjet. Materiali është një vend tjetër video ndërmjet të dy burrave që flasin me njëri-tjetrin, por këtë herë ata janë në një vend tjetër. Kjo dosje jepet në DVD-në që shoqëron këtë raport. Po ashtu, bëra kërkime në përpjekje për të gjetur një burim nga ku është marrë kamera/ora. Gjatë kërkimeve të mia konstatova se aparatura (ora) kishte qenë në shitje në një faqe interneti. Pas pozicionimit të të gjitha dosjeve në aparaturat periferike, më pas fillova të rishikoja përmbajtjet në hard drive-in e kompjuterit portabël. Procesi i parë ishte të përcaktoja nëse mund të gjeja pozicionimin e të tre dosjeve që gjendeshin në USB, të ruajtura gjithashtu dhe në hard drive-in e kompjuterit. Isha në gjendje të përcaktoja pozicionimin e tyre,...