E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri: Brenda shatorit te zgjidhet KQZ e re

Partia Socialiste kerkon qe brenda shtatorit te behet zgjedhja e anetareve te rinj te KQZ-se, si dhe e kreut te ketij institucioni. Deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri, u shpreh dje pas deklaratave te kryeparlamentares Jozefina Topalli, duke theksuar se nuk duhet te kete neglizhence per kete ceshtje. Kryeparlamentarja tha se me 3 shtator hapet gara per kryetarin e ri te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Sipas Kodit te ri Zgjedhor, ky post do te plotesohet nga perzgjedhja mes kandidaturave te lira nga publiku i gjere qytetar. "Sic degjova kryetaren e Kuvendit, qe thoshte se procedurat do te fillojne pas hyrjes ne fuqi te ligjit. Normalisht, Kuvendi ka vene nje procedure strikte dhe normalisht brenda shtatorit duhet qe te zgjedhe anetaret e rinj te KQZ-se, perfshire dhe proceduren e re te konkursit, perfshire dhe kandidatet potenciale per kreun e KQZ-se", - tha dje Gjiknuri. Deputeti socialist u shpreh se procedurat duhet te kishin nisur me pare, per shkak te rendesise dhe detyrave qe ka KQZ-ja ne lidhje me proceset zgjedhore. "Pra, qe ketu jemi ne nje lloj neglizhence, shkelje nga ana e Kuvendit. Nuk e di nga mosdijenia, apo keq dashja dhe eshte e pafalshme dhe implikon, apo mund te implikoje dhe ceshtje te tjera, sepse dihet qe eshte kjo KQZ, e cila ka detyrimin te filloje me masat implementuese, sidomos per teknologjine", - tha dje Gjiknuri per "Zerin e Amerikes" pas deklaratave te kryetares se Kuvendit. Gjiknuri shtoi se parlamenti po e nenvlereson kete procedure te re. Sipas tij, parlamenti ka humbur dy jave kohe qysh nga 16 gushti kur Presidenti dekretoi Kodin Zgjedhor, kohe kur duhet te mblidheshin aplikimet nga konkurrentet. Socialistet kane kerkuar vazhdimisht rindertimin e KQZ-se dhe nisjen pa humbur kohe te pergatitjeve teknike per procesin zgjedhor, si votimi elektronik dhe identifikimi i votuesve ne kryeqytet. Vonesat ne zgjedhjen e KQZ-se se re, thone ata, do te shkaktojne vonesa zinxhir ne pergatitjen sa me te sakte te zgjedhjeve te ardhshme. Nderkohe qe dy dite me pare, deputeti i PS-se, Ditmir Bushati, u shpreh se ne muajin shtator, mazhoranca duhet te paraqet nje plan pune ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, opozita duhet te njihet me procedurat dhe punen e institucioneve pergjegjese per pergatitjen e zgjedhjeve qe do te mbahen ne vitin 2013. Ne kete linje eshte dhe kerkesa per KQZ-se, nje institucion i cili ne zgjedhjet e fundit ka qene ne qender te kritikave te Partise Socialiste. Nderkohe qe jo pak debate pritet te kete dhe ne perzgjedhjen e kandidaturave, te cilat do te perzgjidhen ne seancat degjimore te komisionit parlamentar te ligjeve. Pas ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, kjo eshte hera e pare qe kryetari i KQZ-se zgjidhet me nje konkurs te hapur qytetar, ku mund te kandidoje cdo profesionist i lire, i cili do te shpjegoje lirisht pikepamjet e veta ne seance degjimore para deputeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›