Arben Cici: “E vertete, por eshte nje dekret pa kuptim”
Keshilltari diplomatik i Presidentit, Arben Cici, e ka cilesuar nje dekret pa kuptim qe vjen pas nje periudhe te “vdekur” dekretin e Topit per lirimin e tij nga detyra e ambasadorit ne Sarajeve. I pyetur nga gazeta “Koha Jone” ne lidhje me qendrimin ne detyren e ambasadorit, njeheresh me ate te diplomatit, Cici ne fillim u shpreh se “nuk ka mundesi. Une jam liruar si ambasador ne Zagreb ne qershor te vitit te kaluar dhe jam kthyer ne Shqiperi. Kur erdha, nisa pune si drejtor i Protokollit te Shtetit dhe me pas si keshilltar i Presidentit. Nuk jam ne dijeni te ketij vendimi ne Fletoren Zyrtare. Duhet te jete patjeter ndonje lapsus se une jam liruar vitin qe shkoi, jo kete vit”. Kjo ishte deklarata e pare. Por, pas nje navigimi ne adresen e Fletores Zyrtare mesohet se Arben Cici eshte liruar vetem nga detyra e ambasadorit te jashtezakonshem dhe fuqiplote te Shqiperise ne Kroaci, me dekretin numer 4948 te dates 29 qershor dhe nuk permendet ne asnje vend lirimi dhe nga detyra e ambasadorit jorzident ne Sarajeve. Pikerisht, pas ketij fakti, zoti Cici sqaron se “kur emerohesh futet dhe emertesa jo rezident ne nje vend ose vende te tjera. Dhe ne momentin qe heq dore, nuk vijohet as rezident. Kjo eshte periudhe e vdekur. Mund te jete dhe e vertete, por nuk ka kuptim dhe kur vjen ambasadori i ri, i ben ai letrat per te qene jo rezident. Eshte dekret pa kuptim, eshte nje periudhe e vdekur”. Ky ishte sqarimi i tij. Nderkohe qe, per hir te se vertetes, ambasadori aktual ne Kroaci, Pellumb Qazimi eshte emeruar dhe jo rezident ne Sarajeve, pikerisht me 4 dhjetor te ketij viti, kur dhe eshte liruar dhe Cici nga detyra me dekret presidencial. Dhe nuk ka si i shpeton Cicit shpeton nje dekret i tille, pasi keshilltari diplomatik, pikerisht me diplomacine dhe diplomatet merret.
A.G