Brace “ben” Presidentin me djale
Deputetet e Partise Socialiste, Erion Brace, Musa Ulqini, Alfred Dalipi dhe Marko Bello vizituan ne Spitalin Ushtarak ne Tirane minatorin, qe u aksidentua ne minieren e Bulqizes. Pas vizites, nenkryetari i Grupit parlamentar socialist, Erion Brace, nuk ka munguar te hedhe akuza ne drejtim te qeverisjes, Kryeministrit Berisha dhe ne drejtim te Ministrise se Mbrojtjes dhe drejtuesve te saj, per mungesen e mbeshtetjes per minatoret dhe popullaten, si dhe per korrupsionin qe ka mbuluar dikasterin qe ka nen varesi Spitalin Ushtarak, per dhenien me qira te nje pjese te madhe te tij turqve. “Do ta ftoja Kryeministrin te ulej nga ajri ne toke, boll ndejti, shetiti, beri lobingje lart e poshte. Doja te diskutoja lidhur me ate ceshtje, qe eshte kthyer ne sensibel per te gjithe qytetaret tashme per fatin e qendres se traumes, degjuam sot nje gallof me karabine ne goje, qe vetem flet, flet, flet nga maja e ministrise se luksit, qe harxhon 2-3 per qind te GDP se Shqiperise per te plotesuar gjoja standardet per t’u pranuar ne NATO dhe qe po shkaterron nje pasuri kombetare sic eshte qendra e traumes, qe i sherben te gjitheve. I sherben edhe minatorit te Bulqizes, i sherben edhe djalit te Presidentit, i sherben edhe djalit te Kryeministrit, i sherben edhe deputetit edhe vellait te deputetit, ashtu sic i sherben mijera e mijera qytetareve, qe pesojne aksidente te tmerrshme dhe trauma dhe ne rruget e Shqiperise”, ka qene deklarata e djeshme e Braces, teksa ka permbledhur te gjithe djemte e krereve te shtetit dhe deputeteve.
A.G