Arben Demeti tregon per 20 shkurtin

“20 shkurti erdhi si pasojë e disa ngjarjeve përpara, siç ishte një dekret që nxori presidenti i asaj kohe Ramiz Alia për mbrojtjen e monumenteve e cila shkaktoi një efekt të kundërt dhe pati një acarim të situatës”. Kështu nis kujtimin e tij për 20 shkurtin Arben Demeti, shefi organizimit në PD-në e ‘91. Greva studentore e mbështetur nga demokratët fillimisht në heshtje dhe që i parapriu rrëzimit të bustit në shesh sipas një prej themeluesve të Partisë Demokratike shte prelud i fundit të regjimit.
“Ishte ora 13:20. E kam parë orën dhe sheshi ishte bosh fare. Gjithçka ishte në Qytetin Studenti. Kthehem në selinë e PD që e kishim në Rrugën e Kavajës, aty ku sot është ‘Zoja e Këshillit të Mirë’. Ishim në zyrën e kryetarit të partisë, Sali Berisha, ishte Gramozi dhe disa të tjerë. kur dëgjojmë diçka dhe Gramozi lidhet në telefon me një institucion në qendër, a me bankën a me ndonjë nga ministritë dhe na thotë, e mbaj mend si tani, një entuziazëm i jashtëzakonshëm ishte në fytyrën e tij dhe thotë: ‘e rrëzuan, mor, e rrëzuan’” rrëfen Demeti.
Paralelisht bust i dektatorit do të rrëzohej dhe në Korçë, por dhe në Fier. Në këtë qytet madje do kishte dhe një histori të vecantë. “Partia jonë, njerëzit tanë u sulën. Morën një bust të Enver Hoxhës dhe e hodhën në lumin e Gjanicës, një lum që kalon në qytetin e Fierit. Shkuan komunistët, e nxorën, e morën, e pastruan dhe tentuan ta vënë prapë. Aty pati një luftë fizike trup me trup. Disa herë busti u vu, disa herë u hodh në Gjanicë” tregon Demeti.
Një ditë më pas qytetarët tentuan t’i drejtoheshin ish bllokut , por u frenuan nga akeponentë të kohës së partisë demokratike.
Elona Gjylmi