E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezimi i bustit koncert ne Tirane. Berisha Klika Ruci- Alia nuk na frenoi

Sërisht një tjetër tubim në kryeqytet, por këtë herë festiv. Dy dite nga protesta opozitare kundër maxhorancës, kjo e fundit feston 20- vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

• Arben Demeti tregon për 20 shkurtin
• 20 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit

”Përmbysja e shtatorës së diktatorit në 20 shkurt të vitit ’91 do të shënonte de facto përmbysjen e dinastisë hoxhiste në Shqipëri. As terrori, as dhuna e shkurtit të vitit ’91 e klikës Alia- Ruçi nuk do ngrinin dot kurrë lulet e 20 shkurtit” tha Berisha.
Shefi i qeverisë i është referuar një tjetër date që shkaktoi jo pak polemika në politikën shqiptare, 21 janarit 2011.

“E provuan në 21 janar dhe mos guxoni më kurrë ta provoni se një qeveri legjitime, rendi kushtetues i një vendi anëtar të NATO-s nuk mund të përmbysest kurrë me dhunë” tha Berisha.

Berisha ka ftuar të pranishmit të behen gati për nje tjetër fitore historike, atë të 8 majit, ku PD sipas tij do të konfirmojë kryesimin neqeverisjen vendore.

Në koncertin festivtë së djelës, krahas qytetarëve të ardhur nga rrethetkanë qenë të pranishëm deputetë të PD-së, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe familjarë të kryeministrit.

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e hënë , 21 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›