E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, shpërthim në lagjen "Gurrë" banorët në panik

LEZHE- Nje sasi e konsiderueshme lëndë plasëse ka shpërthyer pranë një automjeti në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës. Burime të policisë bëjnë të ditur se shpërthimi ka pasur si objektiv automjetin tip Benz C Klas me targa të Lezhës, 65-93 A.

Mësohet se automjeti ishte në pronësi të 40 vjecarit Bardhok Gjergji, mbrëmë rreth orës 20.00, kur ka ndodhur shpërthimi, dhe ishte parkuar pranë oborrit të shtëpisë së tij. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga shpërthimi, ndërkohë automjeti ka pësuar dëme të lehta materiale. Shperthimi ka shkaktuar panik ne familjen Gjergji dhe tek banorët përreth. Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga jashtë rrethimit të oborrit. Policia ka bërë të ditur se po punohet në dy pista hetimi, atë të një konflikti të mundshëm të 40 vjecarit në kohën kur ka qenë në emigracion, si dhe të konfliktit për shkak të detyrës. Ndërkohë janë shoqëruar tashme tre persona si të dyshuar në lidhje me ngjarjen.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›