Komisioni i Ligjeve PD miraton e vetme kufizimin e imunitetit
TIRANE-Komisioni Parlamentar i Ligjeve diskutoi dhe miratoi sot vetem me votat e mazhorances draftin për amendimin e rregullores së parlamentit, si dhe për një aneks të veçantë të saj, që lidhet me "kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale". Opozita nuk mori pjese ne votim.
Qe ne nisje te mbledhjes se Komisionit te Ligjeve, dy nismat ligjvënëse, të iniciuara nga maxhoranca, kanë ngjallur debate në komision, pas kundërshtimit të deputetëve të opozitës, të cilët i kanë konsideruar ato antikushtetuese dhe një strategji nga ana e PD-së për të bllokuar punimet e Kuvendit.
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se këto ndryshime do të jenë dhunim flagrant ndaj punimeve të Parlamentit. PS ka reaguar sot edhe ndaj propozimit te PD per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Deputetja Shegushe Ligori eshte shprehur se modeli i zgjedhur nga mazhoranca kufizon dhe eshte nje nderhryje ne punet e prokurorise.
Por, kane nderhyre perfaqesuesit e PD ne Komisioni. Kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali deklaroi se propozimi per kufizimin e imunitetit nuk eshte nderhyrje as ne punet e kuvendit dhe as ne ato te prokurorise.
Rusmali kerkoi qe nisma per kufizimin e imunitetit te kete konsesusin e dy paleve pasi parlamenti sipas tij duhet te jete institucioni qe te jape sinjale te forta ne luften kunder korrupsionit.Sipas këtij, ndryshimi i propozuar nga Partia Demokratike, deputetët heqin dorë vetë nga imuniteti vetëm me një autodeklarim dhe po kështu me një tjetër deklarim mund ta rimarë atë.
Deputetët e PS, kanë kërkuar që në kufizimin e imuniteteve të përfshihen edhe ministrant pasi për ta nuk flitet në ndryshimet e rregullores të kërkuara nga PD.
Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj bëri vëtejtje për ndryshimet në fjalë. Ai tha se prokuroria nuk mund ti zbatojë ato pasi imuniteti i parlamentarëve është sanksionuar në Kushtetutë. Sipas Xhafës ndryshimet në fjalë nuk do ti hyjnë në punë prokurorisë.
Në fund të mbledhjes Komisioni miratoi vetëm me votat e mazhorances kufizimin e imuniteteve dhe ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit. Anetaret e opozites ne Komision nuk moren pjese ne votim.
Në seancën e fundit parlamentare Kuvendi miratoi p/vendimin 'Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të p/ligjit "Për ndryshimet në rregullore, që lidhen me modifikimin e dispozitës për ndryshimin e rendit të ditës", si dhe një aneks shtesë të rregullores "Për kufizimin e imunitetit".
Ndryshimi i rregullores parashikon që diskutimet e lira të deputetëve për çështje të ndryshme, të cilat nuk kanë lidhje me rendin e ditës, të mos zhvillohen më në fillim, por në fund të seancës plenare. Një tjetër pikë e ndryshuar është ajo që bën fjalë për ndëshkimin e deputetëve që thyejnë rregulloren e Kuvendit. Ky ndryshim parashikon trefishimin e penaliteteve financiare ndaj deputetëve që shkelin rregulloren.
Ndërsa, ndryshimi tjetër ka të bëjë me një aneks të veçantë të rregullores, që trajton çështjen e imunitetit të deputetit, duke iu referuar modelit gjerman për lënien vullnetare të tij.
(d.b/BalkanWeb)