E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjet nga rrezimi i bustit te diktatorit

20 shkurti i vitit 1991 ka hyre ne kujtesen historike të popullit shqiptar si dita kur u permbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha, i vendosur ne qender te kryeqytetit. Pas rrëzimit demonstruesit terhoqen zvarre monumentin pergjate rrugeve kryesore te Tiranës, duke e sjelle ne Qytetin Studenti ku dhe u copetu. Ky akt u parapri nga momente të cilat do të shënonin edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.

Me 18 shkurt te vitit 1991 ne mjediset e kinoteatrit te Qytetit Studenti, 723 studentë e pedagogë hyne ne greven e urise, duke kerkuar, ne kuader te depolitizimit, heqjen e emrit te diktatorit nga universiteti. Me gjithe problemet shendetesore qe filluan te evidentoheshin, grevistet ishin te vendosur per te mos u terhequr. Jo vetem kaq! Mijera qytetare te Tiranes dhe rretheve mberrinin cdo dite ne Qytetin Studenti, duke inkurajuar grevistet dhe duke organizuar demonstrata me pjesemarrje gjithnje e me masive. Me kalimin e orëve turma zmadhohej, derisa rreth mesdites të 20 shkurtit filloi te drejtohej per ne qender te kryeqytetit.

Protestuesit  thyen me lehtesi barrikadat policore te vendosura ne rrugen e Elbasanit, te Liceu Artistik, si dhe gjate bulevardit kryesor, duke u derdhur ne sheshin “Skenderbej”. Nje numer i madh policesh, te pajisur me shkopinj gome, mburoja e skafandra dhe qen kufiri ishte vene ne mbrojtje te statujes prej bronzi, derisa u tërhoqën dhe panë të rrëzohej para tyre monumenti i Enver Hoxhës, simboli i 45 viteve shtypje dhe terrori.

Lufta politike, protestat, grevat e minatoreve dhe revolta e studenteve dhe e popullit shqiptar, vinin si rrjedhoje e deshires dhe e vullnetit te brenshem per te rrëzuar përfundimisht sistemin dhe simbolet e diktatures komuniste dhe per te ndertuar nje Shqiperi demokatike, ku respektohet pluralizimi, të drejtat dhe liritë e individit dhe padyshim liria e fjales. Sot në 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›