Lezhë, 500 punonjës të Eurofish në protestë për pagat
LEZHE- Përshkallëzohet protesta e 500 punonjëseve të stabilimentit të përpunimit të peshkut “Eurofish” në Lezhë. Ditën e sotme ato i janë drejtuar prefekturës së Lezhës, duke kërkuar rritje të nivelit të pagave.
Nëpërmjet një peticioni të nënshkruar, 500 punonjëset kërkojnë vendosjen e pagës minimale, sipas ligjit të punës, e cila është 19 mijë lekë. Ato janë shprehur se nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, do të ketë përshkallëzim të protestës, duke e zhvendosur atë para Ministrisë së Punës, në kryeqytet.
Niveli i pagave të 500 punonjëseve të Eurofish varion nga 8 mijë në 14 mijë lekë, duke mos lejuar as përmbushjen e nevojave bazë të tyre. Ato nisën protestën një javë më parë, duke braktisur vendet e punës.
(s.g/balkanWeb)