E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Imami dhe Eduard Selami festojnë me të rinjtë e Librazhdit

12-06-2013 / Gazeta 55

PD parti e së ardhmes, të rinjtë do t’i japin fitoren

Në qytetin e Librazhdit kreu i deputetëve të PD në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami i shoqëruar nga kandidati për deputet, Eduart Selami janë pritur në një atmosferë entuziaste nga qindra të rinj të këtij qyteti. Edhe pse në mes të rebeshit të shiut veror, asgjë s’i ndali të rinjtë e këtij qyteti për të vazhduar festën e nisur. Në fjalën e tij Selami, falenderoi në veçanti të rinjtë e Librazhdit për mbështetje që i ka dhënë PD gjatë të gjithë kësaj fushate elektorale. “Ju jeni gjaku, ju jeni kazma e kësaj fushate, me ju fitorja është e sigurtë”, tha në fjalën e tij kreu i kësaj fushate Arben Imami. Pasi ka ngritur lart figurën e kandidatit për deputet në këtë qytet, Imami e ka cilësuar Eduart Selamin si një nga themeluesit e PD. Ai kërkoi votat e të rinjve për një mandat të tretë të demokratëve, pasi siç u shpreh z.Imami, PD është parti e së ardhmes. “Rinia juaj është rini e lirisë, është rinia e Europës, e zhvillimit, është rini e cila do t’i japë fitoren PD në 23 qershor. Kjo parti është partia juaj, Edi ka qenë 27 vjeç kur është themeluar PD, ashtu si Azem Hajdari. Ata e themeluan, por PD është e juaja, e të rinjve, është parti që do të mbetet gjithmonë parti e së ardhmes, një parti që do të shohë gjithmonë nga ardhmja, një parti e cila e shkëputi nga diktatura komuniste, çau muret e komunizmit, çau të gjitha muret, dhe tashmë do të çajë edhe murin e fundit atë të bllokimit i cili do ta na dërgojë në Europë. Votoni për Partinë Demokratike, votoni 44, votoni Sali Berishën”- u shpreh z.Imami.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›